Ku na iku vargu

Kultura

Ku na iku vargu

Nga: Dibran Demaku Më: 7 tetor 2021 Në ora: 11:28
Dibran Demaku

 

As fjala

ëndërr e këputur fije fije
ikur ka nga palcë e gurit
as fjala më nuk ka hije
si dikur në besë të burrit...


Furtunë detesh furtunë malesh

as nuk pres të më falësh
as nuk pres se do vish
furtunë detesh furtunë malesh
në panteonin e poezisë

furtunë detesh furtunë malesh
në panteonin e poezisë
as nuk pres të më falësh
as nuk pres të që të vish

as nuk pres të më falësh
as nuk pres që do vish
në panteonin e poezisë
furtunë detesh furtunë malesh...

Jemi bërë të huaj

ikin e shkojnë ditët
ikin e shkojnë muaj
asgjë s'përseritet
jemi bërë të huaj

shumë jemi larguar
sa toka me qiellin
ëndërr e perënduar
e pikëllon dhe diellin...


Ku na iku vargu

ku na iku vargu
ku na iku ndjenja
mbase ulë tek pragu
nis e shkruan rrëfenja

mbase ulë tek pragu
nis e shkruan rrëfenja
ku na iku vargu
ku na iku ndjenja…
 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat