Disa fjalë...

Kultura

Disa fjalë...

Nga: Xhelal Hoxha Më: 19 tetor 2021 Në ora: 10:44
Xhelal Hoxha

Disa fjalë që në jetë njeriu duhet t'i mbajë

Disa fjalë për miqtë e mbarë

Ata që s'dëshirojnë të jenë vet

As në këtë jetë, dhe as në tjetrën jetë;

Pa shokë, familjarë dhe pa miçë;

jemi një asgjë, jemi krejt një hiq!

 

Vetëm mos çofsha, as në këtë jetë
Dhe as siç thuhet e shkruhet: N’parajsë -n'xhenet

(kuptohet, nëse ka diku në atë tjetrën jetë-amshim)?!

Ah, jeta vet është e ithtë krejt pelim dhe shumë e shkretë!

Të mundohemi ta bëjmë sa më të lehtë,
Sa më të lirë, më të ëmbël, pozitive e më të mirë

Prandaj, Kësaj duam t'i thojmë ta shijojmë,
ta ndjejmë, shijojmë e ta jetojmë këtë jetë!...

Ta duam, dhe çmojmë një jetë, njëri-tjetrin
Me njerëzit-miqtë e ndershëm e të vërtetë!

"As hasmin mos e pafsha vet"

Në vetmi e mjerim, me lindë dhe me vdekë!

Ne të gjithë, një jetë të vetme e kemi

Jetojeni jetën, ashtu si doni e dini, mjaftë më

Me varfëri, skamje, mjerim e robëri!

Një jetë, por edhe një vdekje çdo njeri e kemi,
S'duam më vrasje, zhdukje vetmi e hajni;

E duam një shtet të ligjshëm e të dinjitetshëm

Duam të jetojmë në liri, o njerëzit e mi t'mirë!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat