Tokë e djegur do’të merr dritë!...

Kultura

Tokë e djegur do’të merr dritë!...

Nga: Sami Arifi Më: 21 tetor 2021 Në ora: 10:08
Autori

Tokë e djegur dardane,

dëgjo gjëmën e nënës tënde!

Kush po’të shkëputë nga tërësia,

matrapazët nga brendia!

Qoshet po’i shesin te kojshitë,

vetë blejnë lirë në brenditë!

Asetet tona kombëtare,

po i bëjnë pasuri personale!

Shtetit si paguajnë tatim kurrë,

për patriotizëm betohen n’flamur!

E bëjnë tokën dhe ujtë t’pa shfrytëzuar,

popullin jashtë për ta larguar!

Fshatëra t’ri ndërtojnë për jetë t’vet,

dorë shlirë janë me fonde n’pushtet!

Ngulni këmbë o njerëz hyjni,

rrenacakët çoni n’gjyqësi!

Tokë e djegur do’të merr dritë,

nga ari i saj do’të shëndritë!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat