“Ti”, romani më i shitur

Kultura

“Ti”, romani më i shitur

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 14:59
Ilir Muharremi

Në librarinë “Artini” në Prishtinë, të gjitha kopjet e romanit “Ti” të Ilir Muharremit janë shitur. Arsyeja qëndron ndoshta te tema që trajton ky roman.

Është tema e luftës mirëpo me trajtim krejt ndryshe nga ato që trajtohen në romane dhe filma ose shfaqje teatrale.

Një i ri nga shqipëria ndahet nga femra e tij, nga zhgënjimi i madh, ai i bashkohet UÇK-së. Pasi kthehet nga lufta ai është me trauma psikologjike.

Dashuria ndërmjet dy çifteve vazhdon dhe në roman trajtohet ajo vështirësi e tyre ku si shkak dhe pasojë e kësaj çiftet përdorin substanca narkotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat