Aromë dashurie, njerëzore

Kultura

Aromë dashurie, njerëzore

Nga: Xhelal Hoxha Më: 22 tetor 2021 Në ora: 10:44
Xhelal Hoxha

Dashuroje, dashurinë njerëzore universale  

Ajo është dhuratë për njeriun e vërtetë 

Atë të sinqertën, atë të veçantën, njerëzore 

Dashurinë e vërtetë, që ta zgjatë veprën e jetën!... 

 

Me plot dashuri, dhe njerëzi shpirtërore 

Ndonëse, e thotë gjithmonë të vërtetën 

Me dashuri të njeriut, për njeriun... 

Ajo do të jetë e zbuluar dhe e krijuar enkas; 

Nga vet natyra e Zoti, përrallore e hyjnore! 

 

Po e deshe dashurinë e urtësinë?             

Mirësinë, mençurinë e poezinë...

Do ta duash jetën edhe vet njeriun 

Me aromën e dashurisë shpirt dehëse 

Të gjithë njerëzinë, dhe Shqiptarinë!... 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat