Aksidentohet aktori Lulzim Beqja, anulohet shfaqja në Teatrin Kombëtar

Kultura

Aksidentohet aktori Lulzim Beqja, anulohet shfaqja në Teatrin Kombëtar

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 16:01
Lulzim Beqja

Aktori i njohur i Teatrit Kombëtar Lulzim Beqja është përfshirë në një aksident automobilistik ditën e sotme dhe si pasojë është shtyrë shfaqja “Edmond” duket nisur nga sot e në ditët në vijim. Aktori është në gjendje të mirë shëndetësore, por e ka të pamundur të performojë në shfaqje.

Të dashur miq të teatrit,  për shkak të një aksident automobilistik, i cili ka përfshirë aktorin e teatrit kombëtar z.lulzim zeqja njëkohësisht dhe protagonistin e shfaqjes “edmond”, ju njoftojmë se shfaqjet e ditës së sotme dhe datave 23-24-28-29-30-31 tetor 2021, janë anulluar.

Fatmirësisht, z. zeqja është në gjendje të mirë shëndetësore, por e ka të pamundur të performojë në shfaqjen “edmond” në vazhdim.

Duke ju kërkuar ndjesë e duke ju falenderuar për mirëkuptimin, teatri kombëtar do t’ju njoftojë në vazhdim se si do të proçedohet me rimbursimin e biletave”, bën me dije TK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat