Ti i dashur, njeri

Kultura

Ti i dashur, njeri

Nga: Xhelal Hoxha Më: 23 tetor 2021 Në ora: 08:50
Xhelal Hoxha

Ti i dashur, njeri

Është lehtë të bësh të këqija

Por, mos harro

Njeriu mbahet në mend nga veprat e tija

 

Mençuria nuk ka kufi

Por edhe çmenduria njëjtë besoj se edhe këtë e di

Por, unë mund të dukem i marrë apo i çmendur

Por e di se për të mirë kam me u përmendur

 

Thonë:

Çdo kush është i çmendur pak nga pak , është e vërtetë

Ai i cili s'e kupton këtë çmenduri;

"vërtetë është i çmendur komplet"!

 

Unë jam ky që jam:

Më duani nëse doni

Më jepni atë që e meritoj

Unë mundohem të lë vepra e fjalë të mira

Më çmoni e vlerësoni; ashtu si ju e mendoni

 

Unë, do t'ju dua e do t'ju çmoj,

Pa dallim, njëjtë çdo njeri

Nuk do ta injoroj e nënçmoj;

Qoftë i pasur, apo i varfër; i vjetër, apo i ri!

 

Or, ti i dashuri njeri

Kurrë mos përbuzë as mos nënçmo tjetrin

Se përbuzja të kthehet si boomerang

të shtrinë për tokë; e të bën ta puthësh dheun!

 

Mos harro fjalët e të urtëve

Ato i thotë goja e popullit dhe populli i ka miratuar

Fjalët e urta kanë dhe një tjetër fuqi

"Se nga hyji-vet, Zoti, janë dëshmuar!"...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat