Mos bijo, mos!

Kultura

Mos bijo, mos!

Nga: Xhelal Hoxha Më: 24 tetor 2021 Në ora: 09:13
Xhelal Hoxha

Thonë: “Mos e dëgjofsh nënën, dëgjoje pra njerkën!”...

“Vajzës së vet i drejtohet e ëma e sajë, ku i thotë:

Mos u banë metë qeshë çdokush

me hipë në kumbull dh e me lypë rrush

Ke vëzhgime nga kamerat  e fshehura e të vendosura

Përderisa, ti qëndron vazhdimisht, me telefon në dorë

Dhe ki fjalosje e qortime, dita, ditës, nga ati yt, Kalush;

Ndoshta ndodhë që ai; ti kuqë faqet e t’i bënë si prush?!”.

“Vajzës vet, paksa të pispillosur e të lazdruar

vazhdimisht i lutej dhe i drejtohej e ëma:

Të lutem shumë bijo; mos dil ti e zhveshur;

Ngase, po na përgojojnë e qeshin hallku-mëhalla

Dhe të them shkurt: Mos hipë në dudë të lutem shumë, Zana!

Aty tek larg, që shtrihet e shihet lama

Ndoshta, nuk  do të gjesh fare thana, dhe as mana!

Ku aty hipur lart, do të rrëshqet këmba,

Ose mund të thyhen degët,  që janë të vjetra e të thata

Ndodhë me ty, që të  vije mbrapa ndonjëri

Dhe "të gjen belaja e të ndihet gjëma!"...

“Me një porosi të rrallë e për mall

Bijës saj i drejtohet përsëri e ëma dhe i thotë:

Këndon bilbili, sorkadhja dardhë më dardhë,

këndoma këngën sa të jam gjallë;

se kur të vdes, hiç mos të qofsha falë!”.

"Thonë disa fqinjë, përveç  Zanës, 

ëma e sajë kishte, edhe një djalë që e quanin, Maliq

Në oborr të vetin, afër shtëpisë së tij, e kishte mbjell një fiq

Llafe- fjalë kishte boll; ndërsa, punë e frute s'kishte fare hiç!"

Thoshin: "Ju kishte mbushur vendi plot me thera

Duke u marrë me përgojime dhe interesuar, për punë të tjera...

Gati sa, s'ju kishte nxënë keq dera!

Ndërsa, ai vet qëndronte, sikur ndonjë iriq

Për atë, fëmijët e lagjes i drejtoheshin me fjalët:

O Maliq, o Maliq; Gjysma kali e gjysma viç!

Ndonëse të vjetrit, të mençurit dhe të urtit

Do ta konstatonin, se tek ky njeri dhe te kjo familje

Por, edhe këtu tek ne në përgjithësi;

Nuk po funksiononte, dhe nuk po zbatohej asnjë ligj”!...

Me një kafe krejt në fund bashkë, shkon edhe një tortë

vendosur mbi tortë vihet e kuqja, e mira dhe e ëmbla qershia

Ku në çdo festë familjare, nderohet  i zoti dhe gjithë shtëpia!

Thonë:” Mos e dëgjofsh nënën, dëgjoje pra njerkën;

Si e ke bërë jetën, ashtu do ta kesh edhe veprën!”...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat