“Timoni nga Athina” është nga Elbasani!!!

Kultura

“Timoni nga Athina” është nga Elbasani!!!

Nga: Përparim Hysi Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 16:42
Përparim Hysi

"Timoni nga Athina" është dramë e SHEKSPIRIT. TIMONI ka qenë ai aristokrati i GREQISË SË LASHTË që shquhej për bujarinë e tij.Gjithmonë veç daroviste sa majtas,aq djathtas sa,një ditë prej ditësh,mbeti me gisht në gojë.Drama nuk mbaron me kaq,por në unë po e pranëvë këtu në esenë time,tek do shkruaj për librin me poezi të ILIRIANËS,sado pak,si të gjitha analogjitë bëhet afërsisht e gjashme.

Nëse them që është nga ELBASANI,jam shumë afër të vërtetës. Dhe duhet ta thellojë edhe më:jo vetëm është nga ELBASANI,por dhe ka"kapërcyer ylberin" dhe është kthyer në femër,me emrin ILIRIANA SULKUQI. Sikur ç'ka shkruaj në prozë, ta thosha në poezi,do kishim një paralelizëm figurativ dhe aq.

Pse e kam metaforizuar këtë "darovën" e TIMONIT? Kurrë nuk shkruaj me apriori,por shkruaj me ç'më kanë parë sytë. Isha në promovim dhe pashë makinën që jo vetëm mbrriti në Rrugën "MINE PEZA",por shkarkoi tek"Vila TAFAI" ku "TIMONI" u bë ILIRIANË dhe daroviti,sa majtas,aq dhe djathtas të gjithë atë ngarkesë me libra. Dy nga librat"Albumi"Qyteti im" dhe libri"Gjithnjë zë i vendit tim",nuk i mban dot me dorë se janë libra"tavoline".Dhe sikur mos mjaftonte me kaq,por dhe me tri"mikro-albume" për POETËT E NDJERË",QAZIM SHEME;BAJAZIT CAHANI dhe FLUTURAK GËRMENJI". Nuk kam se si mos emocionohem nga një"darovë" e tillë,kur e di mirë se si fitohet paraja në emigracion.Por kot nuk thonë:"Xhepi i bujarit dhe kobure e trimit kurrë nuk turpërohen".

* * *

Me poezitë e ILIRIANA SULKUQIT unë kam kohë që njihem dhe,në shijen time (nuk besoj vetëm në shijen time),është një POETE nga më të mirat e KOMBIT. Si"pak nga ELBASANI që jam vet",them"ky qytet frymon edhe pse ka një POETE të tiilë dhe,më duket,sado e hiperbolizuar thënia ime,"sikur ky qytet,tek rrotullohet,sikur rrotullohet dhe prej emrit të saj". Natyrshëm, që nëse në këtë "afirmim" e kaloi ca masën,gabimi është i falshëm,se,në fund të fundit,edhe unë jam"pakëz poet" dhe POETËT bëhen pakëz fluturak.Sidomos,poetë me staturën time(unë hyj tek poetët mediokër),kur dikush ne,mediokërit,na ka quajtur:imitues! E kruajta kokën,kur e lexova,por nuk ke se si e ndreq.

Kur marr të flas për poezinë e ILIRIANËS,kam parasysh këto botime"taze" tek"GJITHNJË ZË I VENDIT TIM". E shoh librin në përgjithësi dhe,kur shoh, që as ruajtur rima dhe as metrika e vargjeve,xhëku"thyhem shpirtërisht",se unë vet nuk mund të shkruaj qoftë një poezi jashtë këtyre"parametrave letrare". Poezia ime është me rimë,me numër të caktuara rrokjesh dhe me skemat AA/BB ose AB/AB,kurse ILIRIANA në poezi është si një zok këngëtar,unik në llojin e vet dhe kudo vetvetja. Në dreq rimat e metrika,ku feks mesazhi i bardhë dhe i bukur,njëherësh:"Dua botën ta bëj të bukur/t'ia lyej flokët me këna/me ngjyrë puthjesh t'ia lyej buzët/ta përkëdhel si foshnjë të parë/ dua botën ta shoh të bukur... dhe pastaj vargu apogje:-Ta shoh si ëndërr... më shumë si përrallë.Në kaq vargje,ajo vjen si një pëllumb i bardhë paqeje dhe,ngaqë është nga ELBASANI është ajo, KUMURIA që qan për ta zbukuruar botën. Jo vetëm tek kjo poezi në dhjetrae dhjetra të tjera në këtë vëllim,edhe në ndodhtë që lexon së pari për këtë autore,bindesh se ke NJë

POETE ME ZEMËROQEAN.

Kur kujtoj fjalët e SOREN KIERKEGARD që thotë:"POETI është një fatkeq që përjeton tortura të rënda shpirtërore;klithmat dhe rënkimet shëndërrohen në buzët e tij në muzikë madhështore dhe demoniake",them se të gjitha i rrinë për shtat kësaj POETEJE.
I vështroj poezitë(kur u kthehm për së dyti apo dhe së treti),arrij në një përfundim: POETJA përpiqet të pajtojë botën me imagjinatën dhe,tek bën kështu,sikur krijon"një botë të tretë",që është vetvetja. Se,siç ka thënë JOHN ASHBERY:-Poetët brenda gjuhës së tyre amtare,shpirtërojnë gjuhën e tyre që përbën"një revolucion privat" për vete dhe për gjithë të tjerët.

Sa kuptimplote janë vargjet"...Pas takimit me DANTE ALIGERIN".
"... sapo u ktheva nga DANTE ALIGERI...
Të gjitha:gënjeshtra!"
...... Për mos u zgjatur:"U ktheva... të grindem/të shahem.../të puthem këtu.. ku"Komedia Tokësore/më bëhet halë në fyt dhe dashuria virtyt..../ u ktheva për të jetuar PARAJSËN time këtu/Kthehuni dhe ju/. S'ke si mos sugjestionohesh nga vargje të tiilëku"parajsa" është këtu,në tokë,

Argjetinase ALEHDARA PIZARNIke ka thënë:" Të shkruash poezi,do të thotë të shërosh një plagë të thellë,se të gjithë jemi të plagosur". Dhe a nuk të shërojnë vargje të tiila,si:"ZOT,jepmë sekretin tënd!/FERRin ta çojë në FERR/PARAJSËN ta sjellë në tokë...
Po a mund të ndahesh me këtë libër,nëse nuk qëndron tek poezia:"Ku të kërkoj?" Mbas kësaj pyetjeje retorike,vargjet e POETES marrin vlera të epërme dhe kthehen në homazh për gjithë nënat. Nëse shkrimtari italian,MAURIZIO MAGGIANI,thotë:- NËNËN e marr me vete kudo: e mbështjellë me thellësinë e zemrës sime,POETJA..." e mbjellë si një pemë".A ka gjetje metaforike më të bukur?
Poezia,- ka thënë NOBELISTI KILIAN,PABLO NERUDA,-shkruhet me gjak në errësirë dhe unë s'di të jap receta se si shkruhet një poezi,Partner?Ka vetëm vetminë"! Tej këtij pohimi nuk ke se si të shkruash më tepër,por,kur vjen puna për një POETE me staturën e epërme të ILIRIANA SULKUQIT,mendoj që ia vlen të ndalesh edhe në referenca të tjera.

* * *
Kur vjen fjala për dashurinë për ATDHENË,POETJA më ravijëzon atë këngëtaren gjermano-amerikane(artiste e HOLLIWOODIT),MARILEN DITRIH që thoshte:" ... një valixhe e mbaj e me kapak hapur për në BERLIN". Dhe ARTISTJA E FJALËS SË BUKUR,ILIRIANA SULKUQI "një valixhe e mban me kapakhapur,për në ELBASAN,ku fillon ATDHEU i SAJ". Zor se trilloj,por në atë kapak,ashtu si në BIBËL ku HEBREJTË kanë shkruar postulatin aq domethnës:"Po të harrova,JERUZALEM...",kjo ka shkruar me pejza gjaku:"Po të harrova,ATDHE..."
Kur shoh vëllimet me poezi të ILIRIANA SUKKUQIT,them:-Sa të drejtë që ka sociologu dhe mendimtari francez EDGAR MORIN që thotë:"Shekulli XXI do të jetë shekulli i poezisë.Kemi bërë gabim që poezinë e kemi mbyllur me çels. Jam i bindur se njeriu jeton dy jetë:një jeta e përditshme dhe tjetra jeta poetike" Them se nuk ke si mos i marrësh këlto fjalë si të thëna dhe për ILIRIANËN.
* * *
Epilog

Kam një javë që jam "lidhur si me pranga" me poezitë e ILIRIANËS. Më gjeti si në atë rrëfenjën ku djali i tha babait:
-Baba,kam zënë një hajdut.Ta mbaj apo ta lëshoj?
-Mbaje,- bërtiti babai.
-E mbaj po nuk po më lëshon.
Dhe vërtet,sado një"hajdut imirë",po nuk rrohet i "lidhur". duke shkruar këtë ese kaq të thjeshtë, i them me shpoti:-Hiqu "sherr"prej meje/se më dolën mendtëprej kreje...
Vetëm urime dhe me bereqet të bardhë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat