Marrokët

Kultura

Marrokët

Nga: Fatmir Lohja Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 07:40
Fatmir Lohja

Te klubi i lagjes, dy pensionistë , nisen zënkat e zakonshme. Konflikti u hap se njëri pinte cigarë ,e tjetri duhan me të dredhur. Në konfliktin e tyre, automatikisht njëri përcaktonte veten gjeni, ndërsa tjetrin idiot, marrok,injorant, …... Rrugë të mesme në përcaktimin nuk pat .Koha kalonte. Gjakrat nxeheshin. Tonaliteti ngrihej. Po ta koncentroje zënken e tyre, bëhej fjalë për leverdi ekonomike nga njëri krah, e qelbje të qytetit ,shtëpisë,…..nga krahu tjetër.

Kur e shteruan temën e parë , filluan të shajnë rrobat e trupit njëri -tjetrit. Biseda hyri në estetikë; e bukura; e shemtuara; ….. Ai që lavderonte rrobat e tija, e konsiderontente veten mbi Armanin, ndërsa tjetrin thjeshtë fshatar pashije. Edhe në diskumitin për estetikën tonaliteti i bisedës nuk ra .

Në tavolinen përbri, nisën debatin dy pesëdhjetë vjeçar. Bisedën e pensionistëve njëri e përcakoi pasion, e tjetri marrëzi. Dy miqtë po debatonin një temë të psikologjisë. Çuditërisht, nervozizmi në debat, qe,identik me ritmin e pensionistëve. Pasioni me marrëzinë duken larg në shikim të parë.” Pa pasion nuk arrin asgë!” Duke cituar shprehje të ndryshme popullore si vendore, edhe ndërkombëtare,njëri mbronte i denë e tij. Tjetri kundërshtonte, me bindjen , se marrëzija është e lindur, dhe nuk ka të bëjë fare me pasionin.

Dy rinusha nisen të kacafyten me grushta, te tavolina në hyrje te lokalit. Nervozizmi i tyre, si bazë kishte Mirelen , vajzën e lagjes. Njëri, bënte be e rrufe, se Mirela është vajza me e bukur në Tiranë.Tjetri bënte be kokën e nënës ,se Mirela i ka këmbët e shtrembëra. Pronari me të drejtë, i nxorri nga lokali.

Ngrihemi!- më thotë miku kosovar, Elhami.

U merzite?- e pyes i shqetësuar.

Jo. Nga zhurma nuk po e dëgjojme njëri-tjetrin, - me thotë buzagaz.

Pse buzëqesh?

I këto sherre janë të përditshme, edhe në Prishtinë. Ne kemi kujtuar se në Tiranë është ndryshe,- dhe qeshte më zë të lartë.

E jemi vëllezër, more burrë?- e pyes , se më solli në formë.

E vertetë. E vertetë. Prap në Tiranë ka diça me të mirë se në Prishtinë.

E ku qendron e mira?

Banorët e lagjes tënde për gjithçka u ngatërruan ndërvedi,por politikën nuk e zunë me gojë,- vazhdonte qeshjen Elhami.

Eshtë klubi i lagjes. Temat politike, me gazeta në dorë, më shumë pasion bëhen në qendër të qytetit. A do me të çu? -i rri gati.

Faliminderit. Të lutem shumë vetëm te politika mos më dërgo. Na gjej një vend të qetë, te çmadhemi tamam!

U ngritëm duke qeshur.Tirana ka edhe lokale ku nuk bëhet shamatë.U ulem diku,ku e dëgjonim mirë njëri-tjetrin. Me humorin e Elhamit kaluam me të vertetë një drekë të gëzueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat