"Premtimi" i Damon Galgutit fiton çmimin Booker

Kultura

"Premtimi" i Damon Galgutit fiton çmimin Booker

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 16:43
Damon Galgut

Shkrimtari dhe dramaturgu afrikano-jugor Damon Galgut fitoi të mërkurën çmimin prestigjioz të letërsisë “Booker” për romanin e tij me titull “The Promisë”, "Premtimi". Libri tregon historinë e një familjeje të bardhë e cila nuk e mbajti fjalën për t'i dhënë shërbëtores së saj afrikano-amerikane një shtëpi të sajën.

Kjo është hera e tretë që Damon Galgut propozohet për këtë çmim për veprat letrare në gjuhën angleze, në vlerën e rreth 68 mijë dollarëve.

Galgut është autori i tretë iafrikano-jugor që nderohet me këtë çmim, pas shkrimtarëve Nadine Gordimer dhe J. M. Coetzee.

Gjatë fjalës së tij Damon Galgut tha se ky është një vit i mrekullueshëm për letërsinë afrikane. Ai tha se pranoi ta marrë këtë çmim në emër të të gjitha historive të rrëfyera ose jo, shkrimtarëve të dëgjuar apo atyre për të cilët nuk dihet asgjë, e që i takojnë kontinentit të mrekullueshëm pjesë e të cilit është edhe ai vetë.

Romani nis me Pretorian e mesit të viteve 1980 duke përshkuar disa dekada mes presidentëve të ndryshëm të Afrikës së Jugut.

Zoti Galgut është propozuar më parë dy herë për çmimin Booker: në vitin 2003, për romanin me titull "The Good Doctor",“Doktori i mirë” dhe në vitin 2010 për romanin "In a Strange Room", “Dhoma e pazakontë”.

Mes finalistëve të tjerë ishin amerikanët Richard Powers, Maggie Shipstead dhe Patricia Lockwood, shkrimtarja nga Sri Lanka Anuk Arudpragasam si dhe autorja britaniko-somaleze Nadifa Mohamed./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat