T‘gjithë drejtësisë për t‘iu gëzuar!…

Kultura

T‘gjithë drejtësisë për t‘iu gëzuar!…

Nga: Sami Arifi Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 08:16
Sami Arifi

Bëhet pajtim për unitet kombëtar,

pasi drejtësia ndër ne të ketë ardhë,

Nga robëria e mbrendshme zinxhirtë për t’i shkëputë,

populli n’Republikë t’veptojë hiç pa tutë!

Prokurorisë t‘i dorëzohen t’vërtetat çdo herë,

shpifjet pa bazë jo kurrë s‘na bëjnë nder!

Dukuritë e përgjithshme negative në poezi i kam cituar,

drejtësia është e mira e kombit që t’gjithë duhet për t‘iu gëzuar!

Uniteti është fuqia,

shkëputë zinxhirtë nga robëria!...

Drejtësia është unitet,

madhëron kombin çdo vjet!

T‘jetojnë njerëzit me punën e djersës t‘vet,

gëzohen edhe fëmijët n‘djep!

Kur ne fushat tona i bëjmë mirë ugar,

kemi zhvillim dhe sovranitet kombëtar!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat