Nga lufta deri te droga

Kultura

Nga lufta deri te droga

Nga: Ilir Muharremi Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 17:54
Libri

Romani “Ti” i shkrimtarit Ilir Muharremi i cili tashmë e një muaj ka dal në treg, përveç që trajton luftën e fundit në Kosovë, rrëfen edhe për drogën, sakt ushtari i cili nga jeta dhe dëshpërimi zhytet në drogë.

Në vazhdim po ju sjellim një fragment nga ky roman:

“Problemi thelbësor i të qenit i varuar nga droga është se sa herë fiton para, i shpenzon ato për drogë. Ne i shpenzuam shumë shpejt të gjitha paratë e vjedhura.

Dhe pasi mbaron malli, sëmuresh deri në atë pikë që të duhet të kërkosh prapë para.

Sidomos natën vonë, kur nuk kisha drogë, sëmruesha dhe villja rreth shtratit. Unë dhe Maria, të dytë tashmë, u bëmë të varur shumë nga droga. Na duheshin shumë para, për të blerë mall.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat