Lopçar shkencor

Kultura

Lopçar shkencor

Nga: Fatmir Lohja Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 07:33
Fatmir Lohja

Në orën dhjetë fisk më prit te klubi lagjes!- më urdhëroi ushtarakisht, Gimi

Shoh orën. Donte edhe dhjetë minuta të shkonte dhjetë. Shtëpija ime me profesorin është larg në këmbë mbi njëgjysëm ore. Një shqetësim do ta ketë. Të tillë urdhër, me afat kaq të shkurtër, nuk ma ka dhënë ndonjëherë. E fika kompjuterin, i bindur se profesori ka ardhur për të më takuar, përpara se të largohej në emigrim, në Kanada.Mendova, ka blerë ndonjë biletë të lirë, dhe do te nisej menjëherë për udhë.

E gjeta në cap të lokalit, duke pirë kafe me bisht ,dhe duhan të fortë .Pasi u grushtuam, u ula te karrikja përballë tij.Sa zura vend, u pa kamarjeri me kafe të nxehtë, e bisht të ftohtë.

Çfarë shqetësimi ke, që më nxorre nga shtëpija me tuta?- e pyes përpara se të ndeshnim gota e rakisë.

Nuk e more vesh?

Çfare të marr vesh?- e pyes i habitur.

Do të hapet akademija e barive,- dhe me sheh ngultas në sy.

Me ke tall menderen ti?- e pyes duke qeshur pash me pash

Për një çast, më shkoi mendja se mikut të mirë, i ka luajtur fiqiri, përpara se të ikë në emigracion.

Pse më hap dhëmbët?

Çfarë pret prej meje , o marrok!?Më kërkon gaz, apo lot ,ndonëse nuk jam aktor?Nuk po të marr vesh, o derdimen ?

Kjo kërkon të qahet me oi , o bandill !

Mua me vjen për të qeshur, ti më kërkon lot hidhërimi!?

O kujë e zezë! – dhe Gimi iu drejtua për ndihmë Zotit, lart në qiell.- Ka mbi dyzet vite punë te stërlodhme në biblioteka, për të vënë kandindidaturë, për kandidat akadamik, ndërsa bariu me një kurs, disa mujor, do të marrë dëftesën e akadamikut!?Lexoje!- më dha telefonin tij, sëbashku me syzet, për të lexuar kuptimin e fjalës akademi, në fjalorin e shqipes:”1. Institucion i lartë shkencor shtetëror ose shoqatë e përhershme dijetarësh e njerëzish të kulturës, që merret me organizimin e drejtimin e punës shkencore dhe me kërkime e me studime për zhvillimin e shkencave e të arteve; ndërtesa e këtij institucioni ose e kësaj shoqate. Akademia e Shkencave e RPSSh. Akademia e arteve. Asambleja e akademisë. Anëtar i akademisë. Institutet e akademisë.

Shkollë e lartë për disa degë të veçanta; ndërtesa e kësaj shkolle. Akademia ushtarake.

E hoqi xhaketen. Nisi të më rrecitoje poezi baritore nga poetet e kombit.E nisi me Naimin, ku i bie zumares bariu, u fut te Dritëroi, kaloi te Ali Podrima, u kthye të Çajupi, citoi edhe Fishten, recitoi edhe nga Lasgushi, pak me ndryshime ,se liqenin, e konvertonte në lendina, e pyje.Nuk pushonte profesori.

Çfarë lidhje kanë baritë me akademinë, ma shpjegon dot tani?- m’u shfry Gimi në turi.

Po nga Ismail Kadareja, pse nuk me recitove ndonjë varg?- e thumboj.

Miku yt nuk është marrë me bujqësi e blegtori,- ma kthen në vend.

Me sa di unë, edhe poetët e kombit, qe recitoi zotërija jote nuk janë marrë me bujqësi e blegtori, por me letërsi,- i rri gati.

Ismaili i ka poezitë me aromë kafe brazili, ndërsa poetët ,qe recitova unë kanë aromë borziloku dhe trendeline në shkrimet e tyre.Me që kanë marrë përsipër të shkatërrojnë gjuhen shqipe, po i ndihmoj edhe unë.

E si ?- e nxis.

Akademinë arterve ta emertojnë:” Baritore Arti”. Akademinë e shkencave ta quajnë:” Lopçarija Shkencave”, ndërsa atë të ushtrisë:” Të imtat Ushtarake”. Vetëm në këtë mënyrë mund ta barbarizojne gjuhën e ëmbël shqipe,-e qeshi për herë të parë, me marrëzitë e veta profesori.

U tha se akademija baritore , është marrë eksperiencë nga Zvicra,-i them duke kruar kokën.

Dihet qe piktori i merr robt nga rrugët, e trotuaret e Shqipërisë, dhe të Kosovës, për t’i bërë ministra. Kam fituar tërë ato baste, se nuk i di asnjë në Shqipëri, emrat e ministrave te Rilindasve. Sëpaku ,ministrin e bujqësisë, ta merrte nga lendidat, kullotat , se dihet , në asfalt, e troruare, nuk bin bimësia, që të kenë mundësi të hanë blegtoria, dhe të mos bëjnë të tilla gafa ministrija e bujqësisë, - e shkundi goten profesori , ndërkohë i bëri me shenjë kamarierit për të sjellë dy teke raki.

Një gjë nuk e marr vesh. Mua pse më lë pa punë?- e pyes pasi u qetësua.

Po me habit! Si nuk e dike? Vetëm ty të kam,ku i zbras të gjitha.Tani do të dëgjoj ty! Jam më se i bindur, se e ke nisë ndonjë tregim humoristik, për akademinë e barive .Unë shtrova tezat e mija, - e qeshte, për të më dhënë forcë, për të më përfshirë në budallallëqet e tija.

Nuk kruhem me qeverrinë,- ia kthej me zë të ulët.- Ti do të ikësh në Kanadanë e largët, ndërsa unë në këtë vend do ia vë shpatullat dheut.

E di, me siguri, se e ke nisur diçka për këtë marrëzi shtetërore.

Më dhe material për të shkruar diçka për marrëzitë tuaja,- i kthehem buzagaz.

Po të dëgjoj!

Miku im i mirë, profesor Gimi, ka vënë kandidaturën, për t’u bërë lopçar shkencor. Si të duket tema e humorit? – e thumboj papritmas.

Më shihte si buf. Po vriste mendjen se si do të më kthente përgjigje.

O pikë zezë, që nuk më bie! Edhe miku im i mirë, në vend qe të merret me qeverrinë, më vë në lojë.E ke pak humor edhe ti .Do ta tërheq kërkesen. Nuk kam si t’u them në Kanada, se jam kanidat për lopçar shkencor, - i shpertheu gazi , sa terhoqi vemendjen e klientëve.

Me veshtirësi u ndava nga ai. Me të hyrë në shtëpi, u ula direkt te kompjuteri, për të shkruar humorin e profesorit.Eshtë lexusi që e përcakton se kush është më marrok, profesori apo ministrija e bujqësisë!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat