Kumanova varr i hapur

Kultura

Kumanova varr i hapur

Nga: Jashar Selmanaj Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 08:49
Grupi Kumanova

1.Kuvend t’ është mbushur kupa

Duke vjell për vëllëzër vrerë

Ah, tru shpërlarë qenka çupa

Ty, sorrë, koka të ka marrë erë.

 

2.

Si nuk e zë asnjë herë në gojë

Serbin e Sllobodan Millosheviqit

Ky është mallkim e nuk është lojë

Dorë e djathtë e Aleksander Vuçiqit.

 

3.

Turpi nuk ka kufi për këto sorra

Për ato fjalë e gjorë, keq s’ të vjen

Është mbushur kuvëndi më horra

S’ të vjen keq nga fëmijet moj Hijen!?

 

4.

Fëmijet rriten pa prindër, sikur jetima

Ushqehesh nga djersa e familjarëve

A të vret ndergjegja, loti e psherëtima

Pyesin pse u tradhtua ideali i baballarëve?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat