Fjalë...

Kultura

Fjalë...

Nga: Rudina Muharremi Beja Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 12:23
Rudina Muharremi Beja

Të cungtat, fjalë...

Prej zgavrës së shpirtit, po dun’ me dalë.

Prej palcës s'eshtrës, tërhiqen zvarrë.

Të cungtat fjalë!
 

E nëpër sita, hedhin valle

Kangjella t’hekurta, përballë...

Të cungtat fjalë...

 

Të vdekurin, e ngrejnë nga varrë

Të gjallin, e lënë të vrarë...

Të cungtat fjalë!

...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat