Porosia e fundit

Kultura

Porosia e fundit

Nga: Xhelal M.Hoxha Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 09:49
Xhelal M.Hoxha

(Kur  të mos jem më, në këtë jetë, por

Të jem atje diku në krye të qytetit, apo katundit)

Porosia ime:familjes, fisit e plisave

Të më varrosni aty diku, nën hijen e lisave !

Të më mbuloni ngadalë, me dhe DARDANIE

Jo assesi me flamur, Turko- Arab

Dua të jetë flamuri ynë kombëtar, SHQIPËRIE !

Të më vendosni në një arkivol të thjesht

Të jetë i mbështjellur me mbulesën e bardhë!

Me këtë ju, do të dëshmoni gjatë gjithë jetës;

S'e jeni ju, jam unë,dh e kemi qenë gjithmonë, shqiptarë!

Në ceremoninë e varrimit tim

Të fundit; lutjet të bëhen vetëm shqip!

Do e s'do të ketë kurora,kjo fare nuk do të ketë rëndësi;

Kryesorja aty, asnjë fjalë të mos flitet arabisht, kurrsesi !

Me këtë do të më përmbushni amanetin dhe dëshirën time të fundit:

njerëzit që i desha, e më deshën, njerëzisht e Shqiptarisht:

Qofshin  të qytetit, apo të katundit!...

Xhelal M.Hoxha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat