Lura

Kultura

Lura

Nga: Gezim Loka Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 07:39
Autori

Lumja ti, moj Lura ime,
Çburra pate, çtrima tunde,
Nëpër ditë e nëpër vite,
Fruta krenarie shkunde…
Me mbretër e perandorë,
Këmbëkryq në histori,
Herë u ndeze meteor,
Herë u shuajte për liri.
Me motër Edit Durhamin,
Majë kali përpjetë Runjës,
Gjer në Londër ta çoi zanin,
Lurë e mikut, Lurë e Lurës.
Me Nikollë Kaçorr Imzotin,
Ibrahim Gjoç prijëtarin,
Me burrat si lisa qëmoti,
Çdo kala ata e marrin…

Me Fan Nolin, Bajram Currin,
Shtigjeve në kërkim drite,
Ndrite ballin, rrite nurin,
Ditë të reja gjithmonë prite.
O moj Lurë e bukurive,
Që e dehin çdo gjallesë,
Fron i lartë i hirësive,
Ku kam dëshirë të vdesë…
Ku lind dielli, ku lind hana,
Ku çel gjethi nëpër drurë,
Si lurianët nuk bën nana,
Trup e shpirt në dru e gurë …

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat