N’Parlamet për t’u kujtuar, për vend t’shenjtë mos me shkretëruar!...

Kultura

N’Parlamet për t’u kujtuar, për vend t’shenjtë mos me shkretëruar!...

Nga: Sami Arifi Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 14:09
Sami Arifi

Zëra t’errësisë u dëgjuan,

territorin Kosovës ia ngushtuan!

N’demarkacionin me shtetin fqinjë,

i dhanë atij hektar me mijë!

Madje lehtë e vendosën,

me duartrokitje e firmosën!

E nënshkruan asoacionin me shkij,

i mundësuan Serbië n’Kosovë me ndërhy!

Çlirimtarë n’Maqedoni,

ndihmuan shqiptarët për barazi!

Si një gojë pa kokë ashtu mund t’flet,

n’Parlament t’Kosovës shqiptarët terrorist i quanë vet!

Ishte me shumicë shqiptarë Manastiri,

aty u morë rrugë për t’dalë nga hiri!

Vendi i shenjtë Manastiri mbeti apet,

aty shqip u formuar alfabet!

Nga terrori shtetëror i Jugosllavisë,

shqiptarët u shkrin n’komb t’Maqedonisë!

S’kanë t’ndalur n’Parlament,

ato marrëzi fare s’kanë vend!...

N’Parlament për t’u kujtuar,

për vend t’shenjtë mos me shkretëruar!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat