E jona Shqipëri!

Kultura

E jona Shqipëri!

Nga: Xhelal Hoxha Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 17:07
Xhelal Hoxha

Në këto ditë nëntori, kemi festë e ditën kur ndjehemi krenar

Ditë historike që na nderojnë emrin shqiptar

Me dhimbje, krenari dhe me plot dashuri përballuam shumë vështirësi

Për festën e flamurit, dhe për tonën pavarësi !

Ky vit na gjeti të ngujuar, këtu në vetmi dhe në mërzi,

flakërohem për flamurin tonë; më dhemb shpirti për njerëzi!...

Dhe për këtë vit që po e lëmë pas, dymijë e njëzeta;

për ngjarjet që na ndodhën, sa shumë na ka pjekur jeta.

Na tronditi të gjithëve këtë vit, ky vit mallkimi e trishtimi,

Ku na mbet shpresa, dashuria, xhelozia, gëzimi

Jemi të tundur e të shkundur, mendërisht e shpirtërisht

Na lëkundi themelet e vetëbesimit pambarimisht

Ky vit zezone, për jetë qoftë mallkua;

Qysh thonë pleqtë, mos na raft kurrë me harru !

Jemi të mërzitur shpirti e zemra po na dhemb:

Se kjo pandemi, gjithë botën edhe Evropën do me e shemb;

Sidomos neve që na ka zanë gafil

Që jemi si lule e brishtë si një trëndafil

A përherë duhet me qenë pa fat, ogurzi

A fillon a mbaron me ne ky apokalips i fundshekulli

Por jetën gjithsesi duhet të vazhduar...

Ne dhe dhimbje më të mëdha kemi përballuar,

Ne duhet të punojmë e dashurojmë, ta duam jetën

Por edhe të festojmë, festën tonë të madhe, të shtrenjtën e të shenjtën.

Dhe duhet ngritur dolli Çdo familje e çdo njeri;

për flamur e Pavarësi deri në amshim

Urime populli im!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat