Për Flamur e Pavarësi

Kultura

Për Flamur e Pavarësi

Nga: Xhelal Hoxha Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 07:39
Xhelal Hoxha

Gëzuar nga zemra, e jona Shqipëri!...

Në këtë Nëntor- muaj të shenjtë

Në këtë ditë të madhe e të shtrenjtë

Me rëndësi jetike e historike...

Me shumë mall e shumë dashuri

Jam i ulur, këtu në vetmi!

Flakërohem e përmallohem, për flamur

Festoj, për  tonën Shqipëri!

Festoj –festën tonë të  madhe 28 Nëntorin;

Me një shishe verë dhe me një gotë raki

Dale me nga dale...duke u ngrohë e duke u shkri;

Duke festuar dhe duke ngrit dolli!...

"Unë flas me Malon, ku i them:

Malo,vëlla im përtej kufirit, ore burrë i dheut

Legjendari ynë, me mjekër të bardhë

Me gjak, gjuhë, o stërnip i Skënderbeut!

Kam për ju një lutje të rrallë:

A po vini ju, apo unë do të vi"?!

"Ma kthen Maloja, pak si me habi:

As mos hajde ti, por as unë s'po vi!”

Më mirë rri atje:Ti në Kosovë, dhe unë në Shqipëri!

Mirë e ke i them, ore plaku i lirë;

Me mjekër dëlir e me zemër të mirë!

Dashtë Zoti të mos na ndalët zemra

Mos na daltë shpirti, kështu siç jemi,

sepse, do ta kemi të vështirë!

Ndonëse do të na mbesin, sytë qelë:

Po s'u ribashkuam, bashkë me nënë Shqipërinë!

Do festojmë të gjithë së bashku pleq e të rinj

Ne do jemi të lire, i madh dhe i vogël;

Do ta kallim krejt: Me daulle e lodër!

Të gjithë dot na  lakmojnë:Në Shkup e në Shkodër...

Shqipëri e Kosovë, të gjithë në një sofër!…

Nëntori i tretë do të na ndodhë; gjithsesi do të na vie

Urime, për flamur!

Urime, për pavarësi!

Gëzuar nga zemra: E jona SHQIPËRI!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat