Buxheti

Kultura

Buxheti

Nga: Musa Ahmetaj Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 10:31
Musa Ahmetaj

Tërë ditën  e lume
Diskutime e shumë  llafe
Duhet menduar për vete
Për ushqime dhe kafe

Viti është shumë  i gjatë
Të kujdesemi për kuletën
Të mos kritikohemi dot
S, jemi kujdesur për vetën

Disa komuna të vogla
I kemi vetëm në letër
Nuk na kanë votuar neve
Mos të kërkojnë tjetër

Ju rini e nderuar
Që s, prekni punë me dorë
Keni rrugë alternative
 Pse nuk ikni në diasporë

Ndoshta shumë të tjerë
Jeni edhe më keq
E pse ne të mendojmë
Për plaka dhe pleq

Po  përcillet e kaluara
Si të kalojë ky buxheti
Gjithëherë  kërraba
Kishte nxjerrë  për veti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat