64 vite të Shoqatës studentore shqiptare “Përpjekja” në Beograd

Kultura

64 vite të Shoqatës studentore shqiptare “Përpjekja” në Beograd

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 26 nëntor 2021 Në ora: 18:29
Shoqata studentore shqiptare “Përpjekja”

Gjenerata më e sukseshme ishte ajo e vitit 1967 që e shënoi Dhjetëvjetorin e themelimit të Shoqatës Letrare- Muzikore “Përpjekja”, si edhe 500 vjetorin e lindjes së Gjergj Katriotit Skenderbeut, duke i shënuar këto manifestime të kombëtare shqiptare sëbashku me studentët shqiptarë në Beograd, Zagreb, Lubjanë, Prishtinë dhe Shkup.

Në mes të Beogradit, në mes të Serbisë dhe të ish Jugosllavisë, përkundër pëndjekjeve të UDB-së së Serbisë, jehonim krijimet letrare, jehonin këngët dhe vallet shqiptare të Shoqatës Letrare-Muzikore “Përpjekja”.

Në vitin 1967 qarqet shoviniste nacionaliste të Serbisë për t’i paezulluar aktivitetet e Shoqatës Letrare-Muzikore “Përpjekja” që ishën në majë e sikseseve, organizuan edhe mbledhjen e shoqatave të Universitetit të Beogradit, ku ishte i pranishëm edhe Aleksandër Bakoçeviq- kryetari i Lidhjes Socialiste të Beogradit, më të cilën synohej realizimi i kurthit që Shoqata Letrare-Muzikore “Përpjekja” t’i bashkangjitet Shoqatës “Zhikica jovanoviq- Shpanac, shoqatës studentore serbë, gjë që e penguam me sukses.

Image
Rexhep Torte në metingun e parë tradicional të poezisë në Gjakovë 9 maj 1967

Në vitin 2001 kur në Maqedini na u dha mundësia ligjore që mbi bazën e një kërkese ta marrim dosjen personale nga policia, pata rastin t’i lexoj evidentimet e përndjekjeve nga ana e Sigurimit Shtetëror Maqedoni-Serbi, ku ishin shënuar të gjitha diskutimet dhe aktiviteteve tona në mbrëmjet letrare dhe në koncertet e organizuara në Beograd dhe gjatë vizitave të “Përpjekjes” në Kosovë dhe në Maqedoni.

Në këtë dosje time të policisë, gjendet edhe një poezi e imja me titull “Elegji” që asokohe nga Dibra e pata dërguar me postë për tu botuar në “Zeri i Rinis” në Prishtinë, por që nuk u botua asnjëherë, sepse ishte konfiskuar nga Sigurimi Shtetëror.

Shoqata Letrare “Përpjekja” e studentëve shqiptarë në Universitetin e Beogradit u themelua më 22 nëntor të vitit 1957.

Idea e nismës për themelimin e Shoqatës Letrare “Përpjekja” e studentëve shqiptare në Beograd ishte që të themelohej më 28 nëntor, në Ditën e Flamurit, por për të mos shkaktuar ndonjë reagim të panevojshëm represiv nga klika Titiste e Beogradit, u ra dakord që kjo shoqatë të themelohet në 22 nëntor, gjë që megjithatë u themelua në kuadër të Festave të Nëntorit.

Image
Azem Shkreli, Rahman Dedaj dhe Qerim Ujkani

Shoqata Letrare “Përpjekja” ishte shqata e parë e studentëve shqiptarë që u themelua në ish Jugosllavi.

Shoqata Letrare “Përpjekja” u themelua në “Qytetin Studenti” në Bllokun e dytë të konvikteve të studentëve në Beogradin e Ri.

Kjo shoqatë fillimisht u u quajt Shoqata Letrare “Përpjekja” dhe gjatë tërë ëkzistimit ë saj ka zhvilluar veprimtari dhe aktivitete të shumta në Beograd, jo vetëm letrare, po më vonë edhe muzikore e kulturore kombëtare shqiptare gjer më 4 shator 1985, kur autoritetet nacionaliste e shoviniste serbe të Beogradit ia vunë çelësin kësaj shoqate studentore shqiptare.

Udhëheqësia e e parë e Shoqatës letrare “Përpjekja” përbëhej nga Latif Berisha, kryetar, Zekeria Cana sekretar, Muhamed Kërveshi kryetar i Këshillit artistik dhe Nahire Kabashi arkëtare.

Anëtarë të kryesisë ishin Idriz Ajeti, Anton Çeta, Sytki Imami, Kadri Kusari, Avni lama, Yll Zaimi, Ali Aliu, Zekije budima, Agim Gjakova, Skender Skenderi, Nehat Bellçishta , Adem Demaçi, Ejup Haliti, dhe Hysni Hoxha.

Unë Rexhep torte, student i letërsisë në Beograd, si të gjithë studentët e tjerë shqiptarë u anëtarësova në këtë vatër studentorë shqiptare, ku të gjithë studentët shqiptarë veten e ndjenim më të relaksuar dhe më të sugurtë, duke marrë pjesë në brëmjet letrare të shumta që organizoheshin.

Në grupin letrar të Shoqatës letrare- Muzikore “Përpjekja” asokohe merrnin pjesë Ekrem Kryeziu, Mustafa Cakaj, Nusrete Vula, Ramadan Sinani, Faik Mustafa, Xhemal Bytyqi, Zaudin Gazidede, Sefedin Fetiu dhe Rexhep Torte.

Në nëntor të vitit 1966 në zgjedhjet e radhës për udhëheqësinë e re të Shoqatës Letrar “Përpjekja” , studentët unanimisht vendosën që Rexhep Torte të zgjidhe kryetar pë vitet 1966/67.

Në kryesinë qëndrore të “Përpjekjes” asokohe merrnim pjesë eunë në cilësinë e kryetarit, Atli Piperku, sekretardhe Burhan Mela-arkëtar, ndërsa anëtarë të kryesisë ishin Mustafa Cakaj, Faik Hima, Musa Piperku dhe Zekeria Cana i cili ishte në studime pasuniversitare.

Viti 1967 ishte viti kur shënoheshin 10-Vjetori i themelimit të Shoqatës Letrare “Përpjekja” dhe 500 vjetori i lindjes së Gjergj kastriotot Skenderbeut.

Kryesia e shoqatës e pranoi njëzëri propozimin tim që Shoqata Letrare “Përpjekja” të zgjerohet në Shoqatë Letrare-Muzikore, sepse kishte një numër të lakmueshëm të studentëve që studjonin në Akademinë e Muzikës në Beograd dhe shumë studentë tjerë këngëtarë të talentuar.

Ne si kryesi e re e “Përpjekjes” vendosi menjëherë kontakte me shoqatat simotra studentore “Ramiz Sadiku” në Prishtinë, me Shoqatën “Shkëndija” në Zagreb, me Shoqatën “Lulzimi” në Sarajevë, me studentët e Lubjanës dhe me studentët e Shkupit.

Unë në cilësinë e kryetarit të kësaj shoqate udhëtova për në Prishtinë për tu takuar dhe për të biseduar me zotin Fadil Hoxha, kryetar i atëhershëm i Këshillit Krahinor të Kosovës për ta njoftuar me progarmin, synimet dhe aktivitetet e “Përpjekjes”.

Zoti Fadil Hoxha me kënaqësi e pranoi kërkesën dhe dëshirën e Shoqatës letrare- Muzikore “Përpjekja” për ta zgjëruar aktivitetin e saj, si edhe gatishmërinë tonë për ta festuar 10-vjetorin e themelimit të Shoqatës “Përpjekja” si edhe 500-vjetorin e lindjes së Skënderbeut.

Zoti Fadil Hoxha me këtë rast e ftoi edhe Xheladin Topçiun i cili udhëheqte Sekretariatin për vëprimtari kulturore në Këshillin Krahinor të Kosovës dhe e urdhëroi që të na akordojë mjete financiare për blerjen e instrumenteve të nevojshme për grupin muzikor dhe për veshjen kombëtare të anëtarëve të grupit muzikor të shoqatës.

Unë udhëtova disa herë për në Prishtinë ku u takova edhe me Ali Gojanin, kryetarin e Shoqatës studentore “Ramiz Sadiku” në Prishtinë, me ç’rast u informova se kjo shoqatë po përgatiste dramën për Skënderbeun me titull “Trimi i mirë me shokë shumë” të autorit Sulejman Pitarka me regjisor Krist Berishën. Ali Gojanin me këtë rast e njoftova me përgatitjen e programit letrar e muzikor që po e përgatiste Shoqata Letrare-Muzikore “Përpjekja”. Gjithashtu ramë dakord që Kjo dramë përve♪7 në qytetet e Kosovës të shfaqet edhe na maqedoni, duke përfshirë dibrën dhe Strugën, gjë që edhe u realizua.

Në të njejtën periudhë vendosëm kontakte edhe me shoqatën “Shkëndija” në Zagreb, kryetar i së cilës ishte Mensur Bekteshi, që ishte duke përgatitur recitalin për Skënderbeun, me shoqatën “Lulzimi” në Sarajevë dhe me shoqatat studentore në Lubjanë dhe Shkup. Të gjitha këto shoqata studentore shprehën gatishmëri për të bashkëpunuar.

Orkestrën muzikore të “Përpjekjes” e përbënin instrumentalistët Isak Muçolli, Isa jakupi, Haxhere Kuçani,Musa Piperku, Perver Shehu, Luigj Gomilla, Rexhep Munishi, Gjergj Kaçinari, Qazim Oruçi, Xhemil Bytyqi, Mehdi Bajri, Sami Pozhegu, Avni Vula, Shpëtim Vërzivolli dhe Avni Gjakova.

Këngëtarë ishin Hermine Delhysa, Haxhere Kuçani, Litafete Komoni, Bashkim Paloja, Muhamet Shala, Osman Hoxha, Agim Rizvanolli, Esat Meka, Hysen Meka, Silvere Kryeziu dhe Sebiha Maloku.

Në të njejtën kohë u themelua edhe grupi i muzikës zbavitëse me instrumentalistë dhe këngëtarët e talentuar Dashnor Rema-Xërxa, Xhemil Daci, Mehdi Bajri, Antoneta Delhysa etj.

Mbrëmjet letrare dhe jehona e tingujve të orkestrit dhe e këngëve të bukura joshte një numër të madh të studentëve për të dëgjuar dhe për tu kënaqur me me punimet letrare dhe me muzikën shqipe.

Shoqata Letrare-Muzikore “Përpjekja” kishte edhe një numër të madh simpatizantësh, që e shoëronin në të gjitha turnetë e organizuara, në mesin e tyre ishin edhe Musli Mulliqi, Faruk Begolli, Tahir Emra, Shyqyi Nimani, Agim Çavdërbasha, Rexhep Ferri etj.

Pas përgatitjes së këtij programi të pasur muzikor në pjesën e dytë të muajit prill në vitin 1967 Shoqata Letrare- Muzikore “Përpjekja” fillimisht organizoi mbrëmje letrare dhe shfaqi koncerte muzikore në Beograd, dhe më pastaj nëpërmjet Entit për Përparimin e Aktiviteteve Kulturore nisi turneun e vet nëpër qytetet e Kosovës dhe të Maqedonisë.

Këto mbrmje letrare dhe koncerte u pritën me interesim dhe kënaqësi të madhe, gjë që u dëshmua me pjesëmarrje masovike të publikut dhe me duartrokitje të zjarrta gjatë shfaqjes së orëve letrare dhe të koncerteve muzikore.

Pjesë e rëdësishme e Shoqatës “Përpjekja” ishin Faik Hima dhe Vera Gjevori, asokohe prezntues në emisionin televiziv “Pasqyra Televizive” në gjuhën shqipe në Televizionin e ish Jugosllavisë, të cilët njëherit ishin anëtarë dhe prezantues të shkëlqyer të koncerteve të “Përpjekjes, që me aftësinë e tyre prezentuese u jepnin një sharm dhe fizionomi ekstravagante programeve muzikore të “Përpjekjes”.

Pas mbrëmjeve letrare dhe koncerteve të shfaqura në Kosovë, me programin tonë muzikor vizituam Shkupin dhe Dibrën.

Në Dibër arritëm në orët e vona të mbrëmjes. Sipas marrëveshjes që kisha bërë me Kryesinë SHKA “Liman Kaba”, dibranët anëtarë të SHKA “Liman Kaba” dhe dashamirë të tjerë të kulturës shqiptare kishin dalë për të na pritur në qendër të qytetit, dhe të gjithë anëtarët e “Përpjekjes” u vendosën nëpër familjet dibrane.

Të nesërmen ishte 1 Maji-festa e punës dhe të gjitha familjet ku ishin vendosur anëtarët e “Përpjkjes” me tepsitë e përgatitura për këtë festë sëbashku me anëtarët e Shoqatës Letrare- Muzikore “Përpjekja” dolën në natyre te Kodra e Kasapit për ta festuar bashkarisht me këngë e valle këtë ditë feste.

Në mbrëmje në sallën e kinemasë në qendër të qytetit Shoqata Letrare- Muzikore “Përpjekja” e shfaqi koncertin e saj edhe para publikut dibran, koncert i cili u prit me kënaqësi të madhe.

Vendosja e anëtarëve të Shoqatës Letrare- Muzikore “Përpjekja” nëpër familjet dibrane u tregua shumë e efektshme në forcimin e miqësive dhe të vëllazërimit mes Dibrës dhe Kosovës. Këto miqësi vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Anëtarët e “Shoqatës Letrare-Muzikore “Përpjekja” me mallëngjim rrëfejnë e flasin për këto vizita qoftë në Kosovë, qoftë në Shkup e Dibër.

Vizitat e “Përpjekjes” më vonë vazhduan edhe në Zagreb ku u pritën nga Shoqata studentore e atjeshme “Shkëndija”, në Sarajevë ku u pritën nga Shoqata studentore “Lulzimi” dhe në Lubjanë ku u pritën nga studentët shqiptarë që studionin në këtë universitet, si edhe në Shkup. Në të gjitha këto qytete Shoqata Letrare-Muzikore “Përpjekja” shfaqi programin e vet letrar e muzikor.

Në 10-vjetorin e themelimit të Shoqatës Letrare-Muziokre “Përpjekja” dhe me rastin e shënimit të 500-vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriot- Skënderbeut, Shoqata Letrare- Muzikore “Përpjekja” në Beograd organizoi manifestime madhështore me ç’rast ishin të pranishëm z. Fadil Hoxha dhe përfaqësues të shoqatave studentore nga qytetet e sipër përmendur.

Me këtë rast Shoqata Letrare-Muzikore “Përpjekja” shfaqi një koncert madhështor në Shtëpinë e Rinisë në Beograd dhe në hollin e saj paraqiti një ekspozitë me fotografi, ku pasqyroheshin aktivitetet e Shoqatës “Përpjekja” ndër vite.

Me këtë rast edhe në restorantin në Hotel “Jugosllavia” u organizua një darkë gazmore për të gjithë të pranishmit me këngë e valle gjer në orët e vona të natës.

Bashkëpunimi i ngushtë i Shoqatës Letrare-Muzikore “Përpjekjea” u vendos me SHKA studentore “Ramiz Sadiku”, nga Prishtina në krye të së cilës ishte aktivisti i shquar nga Gjakova Ali Gojani në takimin që pata me Ali Gojanin ai më njoftoi se shoqëria që e udhëheqte ai po përgatiste dramën “Skënderbeu” me titull “Trimi i mirë me shokë shumë”, nga autori Sulejman Pitarka me regji të Kristë Berishës, rolin kryesor e luante Hasan Salaj me një fizionomi të qëlluar të Skënderbeut, Sylë Osmanaj luante rolin e Mojsi Golemit, Myrvete Rugova etj.

Kjo dramë në programin e saj kishte një pikë të veçantë nga këngëtari dhe fizharmonikisti gjakovar Zekeria Çarkaxhiu-Zuka, i cili kishte komponuar këngën me titull “Me ty o Skenderbe”, të cilën e këndonte vetë i shoqëruar me fizharmonikën e tij. Kjo këngë ishte një pikë e ndritur e kësaj drame.

Kjo dramë që asokohe përkonte me shënimin e 500-vjetorit të lindjes së Skënderbeut shkaktoi jehonë të madhe në tërë viset shqiptare ku u shfaq, sepse ishte përgatitur me një profesionalizëm të rrallë teatror të cilin e dëshmuan edhe aktorët e rinj me një cilësi të lartë aktrimi.

Të gjitha këto kontakte, manifestime dhe ky bashkëpunim i ngjeshur kulturor, patën ndikim të madh në forcimin e shoqërimit dhe të miqësisë brëndashqiptare ne trojet që ndodheshin në ish Jugosllavi.

Në vitin 1967 gjersa unë isha kryetar i Shoqatës Letrare-Muzikore “Përpjekja” duke e parë vrullin e aktiviteteve të shoqatës letrare-Muzikore “Përpjekja”, qarqet e errëta nëcionaliste serbe në ambientet e Lidhjes së Studentëve të Universitetit të Beogradit u organizuan një mbledhje me të gjithë kryetarët e shoqatave studentore në Beograd, ku ishte i pranishëm edhe Aleksandër Bakoçeviq, kryetar i Lidhjes Socialiste të Beogradit.

U vërejt se në këtë mbledhje synohej kurthi serb që Shoqata Letrare- Muzikore “Përpjekja” t’i bashkangjitet Shoqatës “Zhikica Jovanoviq-Shpanac”, që do të stoshte shkrirje e kësaj shoqate shqiptare.

Pasi i dëgjova tërë diskutimet unë në mënyrë konstruktive i pasqyrova aktivitete e shoqatës në rafshin letrar dhe muzikor, dhe në mënyrë të argumentuar e kundërshtova këtë kurth të kurdisur, duke theksuar se, “Përpjekja” është e gatshme që me instrumentalistët ose me këngëtarët tanë ta ndihmojë sa herë që duhet shoqatën studentore serbe, dhe se nuk ka nevojë që “Përpjekja”t’i bashkangjitet kësaj shoqatës serbe. Me këtë u evitua qëllimi i rrezikshëm që synonte bashkimin e shoqatës “Përpjekja” me shoqatën studentore serbe. Unë me këtë rast nga Aleksandër Bakoçeviq kërkova pajisje shifonjerësh dhe tavolinash për ambientet e “Përpjekjes’, gjë që edhe u realizua.

Këto mbrëmje letrare i organizonim duke ftuar si pjesëmarrës përveç anëtarëve të “Përpjekjes” edhe penat e shquara shqipe të asaj kohe si, Sitki Imami, Rexhep Hoxha, Rexhep Zogaj, Din Mehmeti, Azem Shkreli, Ali Podrimja, Rahman Dedaj, Maksut Shehu, etj.

Sa herë që i takoja pas shumë vitesh autorët e penave shqipe që kishin marë pjesë në mbrëmjet letrareqë i organizonim në Beograd, i kujtonin plot kënaqësi e mallëngjim çastet e bukura e të paharruara në këto mbrëmje letrare dhe më përgëzonin për sakrificën dhe kontributin tim në organizimin e këtyre mbrëmjeve letrare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat