Fjala

Kultura

Fjala

Nga: Lulëjetë Dragidella Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 20:20
Lulëjetë Dragidella

Sa e urtë

Sa e butë

Sa e thjeshtë

E sa e shkurtë

Sa n`gec n`gjuhë

E sa n`fyt

Sa n`buzë

E sa n`gryk

Herë rrumbullake

E herë fluturake

Herë e gdhendur

E herë e hëngër

Herë sa guri

E herë sa burri

Shpon si thumbi

E vret si plumbi

Fjalë që puqet

E fjalë që skuqet

Fjalë që shihet

E fjalë që fshihet

Fjalë që bie

E fjalë që vjen

Fjalë që sillet

E që zë vend

Rri n`qiell

Kur nuk është n`tokë

Është e kotë

Kur nuk është e plotë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat