Me ty e për ty, o flamur!

Kultura

Me ty e për ty, o flamur!

Nga: Xhelal Hoxha Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 09:16
Xhelal Hoxha


Ndër shekuj, e ndër breza…
Emri dhe gjaku im; Pellazge-Ilire-Dardan !
Ti toka ime e tkurrur,  

e ndarë ndër breza shpeshherë e larë me gjak…
Ti simbol, emblemë e shqiptarisë !

Në histori, e në luftëra i rilindur si feniksi përsëri;
Në ty për ty, e bashkë me ty jetuam ne Shqiptarët !

Në Ty qëndroi, shqiponja jonë e zezë;  

me kokën lart dhe krihet e saj të zjarrtë !
Për ty e mbi Ty, u derdh e u shtjerr gjaku ynë i kuq !
Me ty bashkë në të gjitha luftërat…

Me ty luftoi e fitoi, Skënderbeu !
I pa mposhtur dhe i pa dorëzuar,  

Si luan Shqipërie, gjithmonë me fitore !…

Me ty në lindje, edhe në vdekje nëpër dasma e ahengje…
Sikurse edhe në beteja të përgjakshme me pushtues të huaj…

Ndonëse edhe në demonstrata të shumta…
Nëpër burgje të ndryshme, serbo-sllave;
Të izoluar e të prangosur deri në vetëflijim…
Për ty ranë, dhe u vranë:
Fazli Grajqevci me shumë SHQIPTARË të tjerë !…

Ty të ruajtëm si sytë e ballit !
Të mbrojtëm si mbron shqipja folenë !
Gjithmonë me krenari, dinjitet e dhimbje,  

Me ty mbrojtëm mëmëdheun !

Nga vetë populli ynë, ti prapë u ringjalle;
Së bashku me Kombin tonë, me UÇK-në tribunë !
U ngrite në ballë dhe u lartësove,
me shtizën bashkë me shtatore:
Ti o fisi, O plisi, Ti o gjaku ynë !

Me Malon, ti prapë u lartësove…
Me këngë lirie dhe këngë dëshmorësh tanë…
Me bacë Ademin, ti përsëri u ngrite dhe u rrite…
Që për këtë tokë bashkë me Ty;  

u shndërruan në Hero e në muranë të gjallë !

Ti na je shëndeti i kombit !
Na je nënë e baba !
Me Ty lidhëm besën e kombit e të Zotit,  

Të kem motër, e të kem vëlla !

Ti simbol, emblemë SHQIPËRIE !
Në Ty ëndërrojmë e jetojmë të gjallë !
Flakadan lirie, urtësie e trimërie:  

O yll, O diell i rrallë !... 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat