Yjet

Kultura

Yjet

Nga: Remzie Raci Rexhbogaj Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 17:03
Remzie Raci Rexhbogaj

Në qiell s`kanë mundur

Askush për t`i numëruar

Yjet

As sytë e nënave

Që janë duke lotu

Erna o ylli im

Me shpirtin tënd të floririt

A do zbritësh nga qielli

Për festën e flamurit me këndu

Si në kohën e bukur

Sikur ti dije më na lumturu

Ngrihu nga dheu i ftohtë

Na u bashko në ditëlindjen

e Ernotit

Të ishim në çdo festë bashkë

Sa shumë ju kam lutur Zotit

Eja ti

E ke lehtë të më gjen mua

Në çdo cep të botës

Për Ty Erna jam duke lotu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat