Askush ska të drejtë

Kultura

Askush ska të drejtë

Nga: Nexhmije Bojaj Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 20:19
Nexhmije Bojaj

Të shkel mbi vlerat tua

Ta ndaloj fjalËn e lirë

Të njollos karakterin tënd

Të humbas në errësirë

 

S`ka të drejtë ta fsheh diellin

Të bën ta duash terrin

T‘i vë perde qiellit

Ta shikosh të zi ylberin

 

Ty që dritën e ke në shpirt

Ty që diellin e ke në sy

Ty që e ndriçon errësirën

Ty që ylberit i jep ngjyrën

 

Se je nënë, se je femër

Ke fuqinë e dashurisë

Në histori ke shënuar emër

Ti je rrënjë e njerëzisë.

Më 27/112021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat