Kulaku dhe Veterani

Kultura

Kulaku dhe Veterani

Nga: Përparim Hysi Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 12:00
Përparim Hysi

Të dy i kam njohur. Kulaku jetonte në fshatin ku banoja dhe,për të qenë më i përdrejtë me lexuesin,kisha të bëja në lidhje të vjetra familjare me të. Ky,Kulaku, është ai që flet,përmjet meje, në tregim. Veteranin,së pari, e kam njohur nga libri se ka bërë emër në LNÇL. Ka qenë një komandant trim dhe popullor në zonën ku ka luftuar. Ka një përkim të çuditshëm:si Kulaku dhe Veterani janë nga një zonë juglindore e vendit. Të njohur prej kohësh me njëri-tjetrin dhe "çudia e dytë",në mund them kështu është fakti që,që të dy, jetojnë në një zonë të jugut. Veterani në qytet (i biri është kuadër dhe kanë trasferuar këtej, nga jugu) dhe Kulaku në një fshat shumë afër qytetit.

Sado ardhur nga një zonë e largët,Veterani u bë i njohur në qytet.Dhe jo vetëm kaq: të gjithë e nderonin se emri i tij kish bërë jehonë gjatë luftës.Natyrshëm që,Kulaku, as njihej në qytet,se kishte ardhur nga larg dhe"damkën-kulak",si me"vulënoteri",-shpotiste ai,- e kam nga kush tjetër. "Kushtjetri" njihej me emër nga Kulaku .Ishte kush ishte ky,"kushtjetri",por dhe bashkëluftar me këtë Veteranin.

Një ditë prej ditësh,- tregonte KULAKU,- e takova VETERANIN dhe i qava hallin. Ma kishin vënë atë"damkë" fare kot,kur një pushkë nuk hodha kundër partizanëve dhe shikoja hallin tim në një"dyqankë" të vogël. I thashë:-Kush tjetër më mirë se ti më njeh,bëj një fjalë për mua. Ai:- Epo iku koha jote,o KULAK-be, se kot nuk e fituam luftën dhe zotrote bëje sehir në atë kohë,kur rrezikohej koka. "Samarin" që të kemi vënë, të ma gëzosh! Qeshi, i kënaqur;fshiu mustaqet dhe më tha:- Sado që emrin ta di,që sot e tutje do të thërres:- Kulak-be!!! Qeshë gati që t'ia shkulja ato mustaqet e bardha që e tregoni burrëzemani,por kot nuk thonë këtu,në MYZEQE:-Po u shkele me patok, e bën vezën të madhe!
Kafshova gjuhën dhe me vete thashë:- Sytë mos t 'i pafsha!
* * *

Kisha kohë pa e parë,ish-krahinarin tim apo VETERANIN. Qëkur kish lënë luftën kish"nxënë" pak atë"zanatin tim"(Kulaku që nuk jeton më,jetoi gati 90-vjet dhe mund të ketë pirë"njëautobotë" me raki). Kur më tha"zanatin tim", e mora vesh që edhe VETERANI notonte në ato ujëra. Shpesh (se përditë"valencë e lirë") ngujohej në klub dhe priste nga dikush"darova",siç bëjnë pijanecët shpesh. Unë hyra,- tha KULAKU,-kur VETERANI,sikur t'i qe hapur barku për mua,bërtiti:- Po hajde,or mik,këtu se kemi kohë pa parë! Aha,-mendova,- më duket do të më peshkojë. Unë vërtet"samarin e kam",por nga mendja jam qiqër.
Jo vetëm më zgjati dorën,por më tërhoqi drejt vetes. Po mua,kur më ka lënë goja rehat:- Veteran-aga,- fola me shpoti,- se mos të ngjitë këtë"gripin"që kam mbi vete,se jam,po ai,"KULAK-beu!". Dhe pa i lënë kohë të thoshte ndonjë fjalë,i fola kamerires:- Razie,dy teke raki!

Ai:- atë timen ma bëj dopio dhe,meqë erdhën ato të mbrendshmet dhe një meze me mëlçi! Aha,-mendova,- po gjuaka rëndë VETERANI. Unë në luftë s'kam qenë,por"pushkën e mendjes" e kam plot. Nëse vërtet do të më peshkojë,po e provoj dhe njëherë:- Razie,-bërtita,- m'u mbarua kjo gota. Na bëj dhe dy teke të tjera se dhe ky"miku" po e mbaron.

Timen,dopio,- sokëlliu Veterani,- dhe një meze tjetër se nuk kam ngrënë mëngjes! Ou! Veterani qenka keq nga mideja.

Mendon:ky,KULAKU. do paguajë se më kot s'ia kemi vënë atë"samar" mbi kurriz.por mua s'ma ha buzë atë kulaç,ndaj thirra kamerieren dhe i thashë:-Kam porositur dy teke për vete dhe dy për"mikun",domethënë dy dopio,sa bëjnë?

Ore,- tha VETERANI,- po këtë"dëmin tim"? Mos më turpëro se ti e di sekush jam!!! -E di,-bërtita,por"samarin si KULAK-be",nuk ma heq dot, O VETERAN-aga! Ika dhe e lashë atje,pa ia"paguar dëmin".

*Kulakut iu hoh kulakllëku prag viteve nëntëdhjetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat