Tani ndryshon puna

Kultura

Tani ndryshon puna

Nga: Fatmir Lohja Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 08:35
Fatmir Lohja

Gazeta më kërkoi një tregim humoristik, për zallamahinë politike që po kalon vendi ynë. Nuk e mora përsipër. Jam i bindur se shkrimet me porosi ,nuk më kanë dalë asnjëherë mirë. Ditët kalonin. Lajmet ditore, e ngacmonin temën të strukur diku në tru. Më ngacomte satira e përdorur nga politikanët. Nisi të më lërë pagjumë. Duke lexuar humor tradicional shqiptar , me nxitën për të shkruar.

Pasi i pinë kafet e para me bisht, këtë anektodë u tregova Colit me Lolin, për ta sjellë në realitet, me humorin e tyre të sinqertë:

Një fshatar shkoi te kadiu dhe i tha:

Kadi efendi, lopa e zotërsië sate çau me brirë lopen time!

Po s’ke ‘çi ben, mor i uruar!- ju përgjigj kadiu.- Helbete , hajhvanë janë, edhe çajnë njëra- tjetrën, edhe e rrëzojnë nga shkëmbi. S’ke ç’i bën biro, s’ke ç’i bën!

Oh, - thirri fshatari.- më fal kadi efendi se gabova, lopa ime çau lopën e zotërisë sate.

Aaa! – tha kadiu duke hequr gjyslykët.-Tani ndryshon puna.

Më kërkuan edhe nga një dopio tjetër raki, me preteksin që t’u vijë fantazia.E hodha vallen sipas ritmi tyre.I kërkuan kamarierit edhe pak djathë.Iu shtova edhe një copë sallam, t’u vinte muza.Ndryshe miqtë nuk ndizen.

Nga studimet e mija,- e nisi Coli,pasi e avulloi në fyt dopion e rakisë, dhe thirri kamarjerin, t’ia mbushte sa më shpejt , që mos t’I largoheshin mendimet.- thonë, se lopçari i katundit, ka qenë shumë i zgjuar, por edhe pak hilexhi.

Ku e din ti?- e ndërpre Loli.

E din edhe ti ,por e ke harruar, -ia kthen në vend Coli.- Më lër të flas unë! Çfarë të lë mangut, shtoi edhe ti ,ato që të ka treguar gjyshi!

Siapas Colit, nga rrefimet e gjyshit, ka diçka të vertetë te enektoda.Dikur e një kohë, në qytezë, familjet e kamura,mbanin sëpaku nga një lopë.Punësuan një lopçar, me pagesë të mirë.I merrte në mëngjez lopët, i kulloste tërë ditën, dhe në darkë i shpërndante në çdo shtëpi.E nisi punën bukurmirë.Të gjithë pronarët e lopëve qenë të kënaqur Një ditë lopçarit i hyri dreqi i mallkuar në shpirtë. Filloi të mjelë lopët në livade.U shiste qumshtin matrapazëve. Me paratë e grumbulluara, ndërtoi një shtëpi të madhe. Nisën të ankohen pronarët, por gjykatësi,prokurori dhe avokati , nuk e dëgjonin shqetësimin e qytetarëve.Dreqi e nxiti lopçarin ,të ndërtonte edhe një bujtinë në bregdetë . Kërkohej para e madhe.Lopçari nisi bashkëpunimin me kasapët, për të përballuar shpenzimet.Pronarët u ankuan , se lopçari nuk po i sillte më numurin e lopëve, edhe viçave që merrte në mëngjëz.Treshja e “Bermudës”, nuk e vuri ujin në zjarr, për shqetësimin e qytetarëve ,me preteksin:” Helbete , hajhvanë janë, edhe çajnë njëra- tjetrën, edhe e rrëzojnë nga shkëmbi, edhe ujku do hisen e tija.”

Shpenzimet e bujtinës, për të qënë më e bukura,dhe më e mira në krahinë, rriteshin çdo ditë.Para të madhe fitoi lopçari, kur shiti lopën e avokatit.U ankua avokati, por zyrtarët nuk ia qanë hallin.Gaboi lopçari, kur shiti lopën e kadiut, që vlente shumë më shumë se ajo e avokatit. Pas këtij tahmallëku , ndryshoi qendrimi i kadiut.

Menjëherë prokurori ,ndonëse e kishte mik krykreje lopçarin, ia nënshkroi fletë arrestin,- e mbylli rrefimin Coli.

Ku qendronte kjo miqësi? – e pyes i habitur.

Lopçarit, dreqi i mallkuar,i kishte mbushur mendjen, që vetëm me prokurorin të mos kruhej,- u fut Loli me seriozitet të shtirë.- Shumë bulmet, mish, para, i dërgonte lopçari prokurorit në shtëpi.

Pse ndërroi qendrim prokurori ?- më doli pyetja nga shpirti.

Ne e dimë se je burrë i zgjuar, - u fut Coli.

Prokurori u bind, se kur lopçari vodhi kadiun ,edhe avokatin ,e njëjta prespektive parashikohej edhe për atë. Janë burra të zgjuar prokurorët,- e mbylli Loli.

Gazin e marrë që më përfshiu, ma ndërpreu një klient në tavolinën pranë.

Ju komunistët mbetet me dhëmbë jashtë tërë jeten,- iu drejtua dy humoristëve.

Historija që treguam ne, ka ndodhur në kohën e turqisë. Me shpalljen e mëvetesisë kombëtare , fjala kadi eshte zëvëndësuar me gjykatës, - e sqaroi Coli.

Zotëri! Në kohën e komunizmit pak kemi folur,se nuk kemi qënë kurrë trima, si ti ,- u fut Loli.

Zotëria a pa ndonjërin nga ne duke qeshur?- i drejtohet Coli.

Na shqetësoi miku juaj me qeshjen e tija, - replikoi klienti.

Të jeshë i sigurtë, se miku ynë nuk punon në organet e drejtësisë, - vuri pikat mbi i Loli.

Po lopçarë ke emertoni, - pyet një rinush nga tavolina në cep.

E tregojnë edhe me Zef, edhe me Hasan,-ia kthen Coli.

Tregohet edhe me Dervish, edhe me Mihal , - e turbudhoi rinushin- Loli.

Nuk e di nëse lexuesit do t’i pëlqeje humori i miqve të mi, për situatën politike në Shqipëri?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat