Tokë drenicase

Kultura

Tokë drenicase

Nga: Zymer Mehani Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 09:56
Zymer Mehani

Truall i Drenicës-
Çerdhe shqipesh thurur me plumba, me bomba, me varre...
Me rrënjë ilirike, me ngjyra dardane e zemër bujare
Rrënjët e lirisë i kërkove, i gjete thellë trupit tënd
Në rrugë e sipër drejt fitoresh kundër mynxyrës e plojës
Me betim të Adem Jasharit, të SANDOKANIT e të Antigonës
Gatuar në zemrën e popullit, në eshtarat e trollit
E në sytë e fëmijëve të burrëruar në zjarr të betejave
Edhe pse lodrat fare s'i provuan por nga djepi zgjatën duart
Tek armët dhe te flamuri kuq e zi e në përqafim të çlirimtarëve

Armikut shekullor në shtatin tënd, Drenicë shqiptare
Derdhi hekur e zjarr nga qielli e nga toka
Por ti rrufetë i prite me gjoksin tënd të çeliktë shqiptarisht
Barbarët u shfrynë në ty, ku jeta vritej në gur
Në pragjet e shtëpive, në mal dhe në kullë
E helmi i barbarit shplahej me gjak të heronjve
E lulëkuqet e kësaj toke i çelën petalet nga besa e dhënë
E flamuri u skuq nga gjaku i tyre që rrodhi si gurrë
Andaj ti, Drenicë u ngrite mes flakësh e paepur për gjuhë e flamur....
E ti je dashuria ime, që nuk zbehet kurrë!....

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat