Ibrahim Gjoçit

Kultura

Ibrahim Gjoçit

Nga: Gëzim Loka Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 11:57
Gëzim Loka

Drutë në zjarr këcasin

Ngrohen luftëtarët

Ibrahim Gjoç Lura

Bën kuvend me malet.

Njërin sy mbi vatër

Tjetrin sy mbi Mallë

S’e uli dot hasmi

Asnji mbret e krajl.

Me Bajram Beg Currin

Me Fan Nol mentarin

N’konaqet e Lurës

Uli vetë malin.

Me Elez Isufin

Dimrit me orteqe

Fyt a fyt me krajla

Ndër shpella e leqe…

O Ibrahim Gjoçi

O shtrëngatë rrufeje

Lurianët e tu

Njëqind vjet pas teje…

Njëqind mote lufte

Në kërkim t’lirisë

O Ibrahim Gjoçi

Kurora e Lavdisë!...

Image
Ibrahim Gjoçi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat