Reforma e haremit

Kultura

Reforma e haremit

Nga: Fatmir Lohja Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 07:49
Fatmir Lohja

Dikush thotë ka ndodhur në Azi, tjetri këmbëngul për në Eropë. Do ta tregoj si përrallë, se në këte variant e kam dëgjuar. Lexuesi e përcakton vetë, në se është përrallë, apo e vertetë, ka ndodhur në Azi, apo Europë.

Një herë e një kohë, një princ e shpalli veten sulltan. Gjindja u habiten, se komuniteti që ai drejtonte, qe i vogël. Për ta kthyer principatën në sulltanat , detyrimisht i kërkohej të bënte reforma të thella strukturore për qeverisje. Refoma e parë, qe hapja e haremit, më vajza vëndase. U programua, me shtrirjen e sulltanatit , haremi të plotësohej edhe me skllave të principatave të ndryshme. Ishprinci të vëllanë e caktoi kryevezir. Për të mos e pasur nëpërkëmbë, te atin e emëroi kajmekan në një katund.

Sulltani i ri me të atin shpëtoi, që e degdisi larg .I vëllai ia solli në majë të hundës me ambicjet e veta dhe të gruas. Këshilltarët ia mbushjen mendjen , se historia, me fakte të shumta, ka treguar si dy gjela në një qymez, dhe dy sulltanë në një sulltanat, nuk kanë bërë hajër asnjëherë. Për të forcuar sulltanatin, i vari në litar të vëllanë me gjithë grua, e fëmijë.

Banorët vuanin shumë nën regjimin sulltanorë.Për një fjalë gojë të pritej koka në giotinë. Ndonëse populli qe fukara, sulltani vuri shumë pasuri. Për t’i shtuar më shumë, krijoi një ushtri, të armatosur deri në dhëmbë. Të parin grabiti princin komshi, në veri. Pasuri të madhe mori prej tij.Me që iu duk punë e lehtë edhe me bereqet, e pushtoi edhe principaten në jug të sulltanatit të vet. Haremit të zmadhuar i doli nami, deri te sulltani i vertetë.

I dërgoi fjalë sulltanit të vogël, sëbashku me detyrimet tatimore, t’I dorëzonte edhe haremin me nam të mirë. Sulltani i vogël , për të shmangur luftën, pranoi të dorëzonte pak pasuri, por për haremin nuk pranonte të dorëzonte një vash, se i pelqenin të tëra njëlloj, dhe se reforma i shkonte krejtë bosh.

Sulltani i madh u mërzit shumë, kur i çuan lajmin e sulltanit të vogël. I dha urdhër ushtrisë ta digjte një herë e mirë sulltanatin e vogël, dhe haremin t’ ia sillnin në sarajet sulltanore pa asnjë mungesë, se ndryshe komandatëve u ikte koka. Si u tha edhe u bë, por më pak abuzime.Ushtarët, pasi vodhën sendet që i nevoiteshin, të tjërat i dogjën, sipas urdhërit sulltanor. Sulltanin e ri , nuk e zunë rob, se qe zhdukur sëbashu me haremin famoz.

Gëzimit të fitores, iu prish hareja. Kush do t’i tregonte sulltanit, se nga haremi famoz, nuk është kapur asnjë vashë. Të vertetës një ditë i doli koka. Sulltani i madh u zëmërua shumë kur e mori vesh .Komandateve u dha dekoratet, për fitoren e shpejtë. Të nesermen i vari në litarë, pse nuk kishin zbatuar urdhërin, duke e lënë reformen e haremit në mes të rrugës.

Sulltani i madh nxorri dekretin:” Kush e strehon sulltanin e ri, me haremin, po nuk e dorëzoi menjëherë, do t’i digjej provinca, me keq se të vetëshpallurit sulltan”.

Ushtarëve u erdhi mbarë ky urdhër. Vunë pasuri të madhe, pa bërë luftë, në provincën e vogël.I shkruanin letra anonime sulltanit,se haremi gjendej në filan principatë .Ai , me të marrë lajmin, mxirrte dekretin, për ta djegur me pasuri e katandi. Ushtarët po pasuroheshin. Komandatet, nga që nuk e gjenin haremin, giotina po e zvogëlonte numurin e tyre.

Kronikani dha një sugjerim komandateve të mbetur gjallë:” Mblidhni vajzat me të bukura, në trojet që keni plaçkitur. Beni be ,e rrufe, se këto janë vashat e haremit, që kanë qenë pronë e sulltanit të vogël. I keni identifikuar të tëra, se sulltani i ri, e shperndau haremin, kur mora vesh se ushtrija e madhe po i afrohej kufijve të tij.Kjo është e vetmija zgjidhje, që edhe Sulltani i madh ta kryej reformën në haremin e vet, dhe ju të jetoni ndonjë ditë më tepër.”

Variantet e mbylljes së përrallës janë të shumta.Sulltani i madh, në fillim e pranoi sugjerimin e komandatëve .E mori vesh shpejt gënjeshtren .Vajzat e haremit, po i dilnin njëra pas tjetres të virgjera.Ky fakt i pelqente, por mendja i kishte mbetur të haramit i salltanit te ri , që qe zhdukur pa lënë nishan.

Për ushtarët, e komandatët e sulltanit te madh ,kishte diçka të parrokshme në arsyetim, mos gjetja e asnjë shënje të haremit, dhe sulltanit të ri.Një vendas ngulte këmbë se sulltani i tyre ëdhtë deledash. Për partner ka kryevezirin. Reforma e haremti, qe një mashtrim, për të fshehur defektet gjenetike të tija.Ky fakt tregonte se është shumë më e lehtë, të fshihej sulltani me dashnorin dhe florinjët, , se sa fshehja e një haremi të tërë. Askush nuk e besonte këtë variant logjik.

Për të mos e zgjatur më tej përrallën, me të njëjtin urdhër,sulltani ekzekutonte ,si vashen, që nuk i dhuronte virgjerinë ,se jarani i dukej plak ,edhe komandantët që e kishin rekomanduar. Vazhdojnë edhe sot kërkimet ,me të njejtin mllef , për gjetjen e sulltanit të ri.

Fatmir Lohja

Tiranë, më, 08.12.2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat