Buzëqeshja jote

Kultura

Buzëqeshja jote

Nga: Dibran Demaku Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 10:12
Dibran Demaku

Pranverat do të vijnë e do të ikin edhe pa ne
do të çelin lule shumëngjyrëshe me pika në petale
dallëndyshet do të kthehen e do të rindërtojnë fole
e bilbili do ia thotë këngës diku lartë në male

stinët do të ndërrohen njëra pas tjetrës si gjithmonë
dielli për çdo ditë do të bëjë të njejtën trajektore
dikush tjetër do të kalojë nëpër rrugën tonë
të lumtur të përqafuar e të shtrënguar dorë për dore

gjurmët tona dalë nga dalë do t‘i mbulojë harresa
nën tisin e pluhurit që mund të resh nëpër stinë e mote
emrat tanë mund t‘i ripërtrijnë nipër e mbesa
e bashkë me retë si ylber mund të shfaqet veç buzëqeshja jote...

Duke kërkuar muzën

duke kërkuar muzën
për një varg shpirtëror
të putha pak buzën
dhe luginën në...kraharor

ti buzëqeshe ëmbël
në atë çast dëshiri
rrodhi një pikë tëmbël
dhe t'u drodh pak gjiri...

Dashuruar...

enderruar kishte te ruante nje bese
deshiruar kishte te bente emer
djegur e kishte gjithmone nje shprese
dashuruar kishte me shpirt e me zemer...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat