“Silueta e vetmisë së gurit”

Kultura

“Silueta e vetmisë së gurit”

Nga: Çerkin Ibishi Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 16:25
Libri

Erdhi në opinion romani i Nexhat Halimit "Silueta e vetmisë së gurit" me një stil të veçantë që përshkruan jetën me ngjarje të minatorëve, malësorëve të Shalës e ngjarje që kapin një horizont jete të njerëzve të rëndomtë, që me djersën e tyre ngrisin jetë e të bëma, me frymën e tyre të rëndomtë përjetuan e tejkaluan vështirësitë jetësore. Vë në pah çastet e përjetimet, takimet e ndarjet, shkrime për jetën e vdekjen, për rropatjet e secilit për atë gjë, të cilën nuk e ka gjakshkrimi, veç gjithnjë e ëndërron.

Shkruan për njeriun që një pjesë të shpirtit të vet e ka në natyrë, e gjen te lulet, të cilat i mbledh dhe zbret në qytet t i shes, për njeriun që në peizazhin e ngrirë të luleve të kristalta, në nëntokën e art me djersë e siguron bukën për vete dhe familjen, për malësorin e varfër që shet gjelin, apo një dëngë drunj për të blerë abetare, laps e fletore, për fëmijën që ka nis jetën në horizontin e dijes, për, për katrahurën e varret që krijojnë kolonët dhe trimërinë e malësorëve që ballafaqohen me ta mbrojt pronën shekullore të tyre, për thellësitë e shpirtit të malësorëve që gjysmëjetën e kalojnë në minierë dhe të tjerëve që nuk janë në punë, por rropaten me dallgët e jetë për të mposht varfërinë dhe për të mbajt krenarinë e tyre prej malësori që jetojnë në ambiente të bukura e peizazhe të mahnitshme që ua ka falë natyra.

Veçmas dallohen për lexuesin dhe kritikën shkrimet për Isa Boletinin, për Kullën e tij dhe luftërat e përhershme për lirinë e popullit shqiptar dhe copëzat e thëna nga goja e tij në sipërfaqet e kujtesës së mbamendjes sonë si dhe insertet nga jeta tragjike e poetit të shquar, Rrahman Dedaj, njërit ndër poetët e pashmangshëm të antologjisë së lirikës shqipe.

Kjo vepër përmbanë copëza kujtimesh të gazetarit që shkruante reportazhe e skica për lulet e kristalta, hyrje në gojën e përbindëshit, gjelin në frëngji, për asnjë gjurmë të mos fshihej prej ballit, për zogun që nuk shihet, peizazhin e ngrirë, për një Avdi e një Sadri, për dy varre nën dy pemë, plakun dhe gjelin që e shet për abetare, laps e fletore, thellësitë e shpirtit, minierën nën det, por puthjen në orën 24.

Romani i poetit dhe shkrimtarit të njohur, gazetarit që tërë jetën ua kushtoi shkrimeve në të përditshmen Rilindja është mjaftë tërheqës për lexuesin që ka rastin ta ketë në duar.

ReplyForward

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat