Kam një ëndërr

Kultura

Kam një ëndërr

Nga: Lulëjetë Dragidella Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 20:35
Lulëjetë Dragidella

E shoh me sy hapur

Por edhe me sy mbyllur

Rrallë më thërret

E shpesh më ik

Herë më vjen si dritë

E herë si mërzi

Shpesh me zhurmë

E rrallë me qetësi

Herë më rrëmben si dallgë

E herë si mallë

Sikur del nga hija

E më rri përballë

Më shikon në fytyrë

E më sfidon në sy

Ma mirë më u zgju

Se sa me e pështy .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat