Poezi që të pushton!

Kultura

Poezi që të pushton!

Nga: Bajram Sefaj Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 11:35
Bajram Sefaj

Nuk mund të mohohet se ishte krejt i pa ndikim (i pa influencë) vendimi i gjykatës përkatëse, ngre nga organizatorët e Panairit tradicional të librit, edicionit të tij të dymbëdhjetë që (le të përkujtojmë) u zhvillua në Tiranë, prej datës dymbëdhjetë deri në gjashtëmbëdhjetë të muajit nëntor të këtij viti, kur midis veprave të shkrimtarëve shqiptarë për fëmijë të publikuara në interval kohe midis dy panaireve, juria e të urtëve, pra, veçoi dhe me çmimi gjegjës nderoi pikërisht këtë vepër me të re të Xhevat Sylës. Por edhe të mos ishte ky shpërblim, edhe po të mos i kishim të njohura fjalët e motivacionit të jurisë që ia ndau shpërblimin, është shumë e vërtetë se, vështirë se do të mund ndodhte (jo në asnjë mënyrë nuk mund të ndodhte) që të kapërcehet pa u lexuar “Vel vjeshte”, pa u lexuar ky libër i mirë dhe tejet i realizuar i krijuesit të vyer, jo vetëm për fëmijë, Xhevat Syla.

Kureshtja (“Mësuese e dashur/ të t’them më duhet:/ Fjala kureshtje/ Me rr nuk shkruhet/), për të lexuar këtë vëllim poezish grishet që në titullin e tij “Vel vjeshte”.Por, kjo “pëlhurë e tejdukshme” nuk mbulon vetëm motive me vjeshtë. Të gjitha shtatëdhjetë e katër poezitë e përmbledhura, si të mbështjella në shami me qëndisma prej xhevahiresh, janë interesante, si tema, si motive (me diell) si realizime të spikatura..

Por, midis atij veli bakllavaje, midis kapakëve të këtij vëllimi serioz, lexuesi nazik, mund të gjejë edhe me të ëmblat midis tyre. Le të veçohen vetëm disa nga ato, ndonëse është punë e vështirë kjo, kur të gjitha, pa përjashtim, të gjitha janë të shkëlqyera, janë fruta të ëmbël të një peme, si magjike të ishte. Vargje antologjike dhe perla ndër perla të poezisë për fëmijë, të këtij autori të dëshmuar dhe tashmë të njohur në tërë hapësirën etnike shqiptare, mbëltohen gjithandej prandaj edhe mund të gjenden duke filluar nga cikli i parë kur “Gjethet e i rrok mërzia”, ose (ç’do të bënim?) “Sikur mos të ishin numrat”, apo atëherë kur “Zemra që për ty drithërin” , mbase kur gjendemi në “Çerdhe ku çel dashuria apo pak gramatikë” – (Unë ulem në bankën e parë/, Tiulesh në bankën pas meje/, Ai ulet në bankën e fundit/, Ajo rri në një bankë pas teje/, Ne të gjithë kemi përpara mësuesen/, - Juna thotë, - jeni ardhmëria/ Ataqë na i hapën shkollat e dinin/, Atojanë çerdhe ku çel dashuria/), për të ardhur deri të “Plagë që duhet shëruar”, kur dimë se “Atdheu është vetë dashuria” – (Atdheu është lisi, guri, hëna, dielli në qafëmali.../Atdheu është vetë dashuria/ që vasha ia fal një djali/).

Jo vetëm në një, veç e veç, por që në të gjithë gjashtë ciklet e lartë shënuar që sajojnë këtë libër poezish, shfaqet një mozaik temash, ngjarjesh historike, personalitetesh historike; aty është nena, “Gjyshja ime Perl Bak” – (Sikur të kishte ditur shkrim-leximin,/ Ah, sikur shkronjat t’i dinte gjyshja ime,/ Do të ishte, së paku, një Perl Bak/, Po, po asgjë më pak!/”). Aty është Viti i Ri, biblioteka e mendjes, Laka, Kopshti Miraku, Miri, Rita, Nita, Lena, Liza, Mona Liza e dytë, Venlindja, Skendërbeu, Prishtina, Shtëpia e djegur, Shtëpa e re, Shqipëria, Kosova, Dëshmori, Pavarësia, Guraja, Cuca e pavarësisë dhe – Zejnullah Halili, Odhise Grilo, Rifat Kukaj, Qamil Batalli, Agim Deva... Shkrimtrët për fëmijë shokë miq të penës, mendjes dhe të vargut poetik për femja, të autorit, Plagë që duhet shëruar.”Fëmijë, të dashur fëmijë, / Gjithë ajo që shkruajmë për ju, / Në bendi ka - dashuri”.

Ky shkrim i vocërr mbërthye në mbresë të thellë nuk kishte tjetër qëllim pos të ndahet gëzimi me ata lexues që akoma nuk e kanë lexuar këtë përmbledhje e pastaj, pastaj të ndahet edhe kënaqësia me ta, mbasi ta kenë lexuar!

--------------------

À Gaillard, le 09 decémbre 2009

I nderuari Ibro, nëse rastësisht e boton këtë shënim timin modest (si gjithherë) të lutëm merre mundin dhe ilustroje qoftë me kopertinën e librit ne fjalë ose me fotografinë (portretin) e Xhevat Sylës. Besoj së në këtë panë të ndihmon edhe Ragipi, që ju përshëndes me gjithë zemër.

Të lutëm me mirësi të me informosh a të ra në dorë ky tekst dhe, eventualisht çfarë do të bëhet me fatin e tij. Pres. Të fala nga larg, Bajram sefajA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat