Edhe ky është urim

Kultura

Edhe ky është urim

Nga: Musa Ahmetaj Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 12:51
Musa Ahmetaj

Urime , Urime, Urime

Të gjithëve kjo natë

Ju dëshiroj shëndet

Lumturi dhe jetë te gjatë

 

Të rejave ju dëshiroj

Nga një vath në vesh

Ta mbulojnë kërthizën

Mos ta qesin në shesh

 

Nuseve të reja ju dëshiroj

Butësi dhe një tjetër fjalor

Me fjalë te mira e te buta

Me vjehrren të mos bëhen hor

 

Edhe për gjyshet plaka

Enkas kam shumë urime

Të largohen nga fejzbuku

Mos të merren me spekulime

 

Juve miq te fejzbukut

Ju uroj shumë shëndet

Të mos dilni me maska

Porr secili me fotografi te vet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat