Ara ime e lashtë copë tronditëse e fatit
babai im të kishte blerë me rrobat e shtatit
ara ime e re e zbehtë si rreze e hënës
shitur kishte edhe rrobat (e nusërisë) së nënës
dhe të kishte bashkuar me pjesën tokës
në një humbëtirë të vështirë kohe të epokës
thonë atë ditë qeshur i kishte fytyra mustaku
duke biseduar me diellin ulur tek pragu
në dy anët e arës së blerë si gurë kufiri
mbjellur kishte rrënjë të shëndosha bliri
punuar të kishte një jetë të tërë
duke të mbjellur me misër grurë e tërshërë...
...ara ime e lashtë pjesë tronditëse e fatit
mbetur ke djerrinë në cep fundi të fshatit
askush nuk kujdeset për ty në ditë të sotit
copë shpirti e mbërthyer në lëngun e lotit...
Ku do gjejmë shpëtim
rrugë e gjatë mërgimi
pa fillim as fund
kur të na mund harrimi
ëndrrat kush i shkund
rrugë e gjatë mërgimi
pa fund as fillim
kur të na mund harrimi
ku do gjejmë shpëtim...
Ku do gjejmë shpëtim
Rrugë e gjatë mërgimi
pa fillim as fund
kur të na mund harrimi
ëndrrat kush i shkund
rrugë e gjatë mërgimi
pa fund as fillim
kur të na mund harrimi
ku do gjejmë shpëtim...