Demokracija nr 4

Kultura

Demokracija nr 4

Nga: Fatmir Lohja Më: 12 janar 2022 Në ora: 07:40
Fatmir Lohja

Nuk po ju e blunte rradakja mitin. Xha Ago,  për të fituar kohë,  shkoi  te oxhaku dhe vuri disa dru lisi, për t’i dhëne forcë zjarrit.Kasemi  kërkonte të më hante me sy. Ganija seç pëshperiste me veten. Dukej se nuk po i  dilnin hesapet.Pamja e tij  më kujtoi  humorin e Bikes, kur takoi rastësisht   komshiun tim pensionist, në rrugët e Tiranës.

  • E paske vënë një përfundi,- e ngacmon Bikja.
  • Po flisja me vete?- e pyeti komshija.
  • Me zë te lartë,- ia kthen Bikja .- Ia theve brinjët të gjorit!
  • Qenke në formë sot,- konstatoi xha Ago, kur rizuri vend pranë sofres.
  • Ti e di, se te ju vij gjithnji me kënaqësi,- i përgjigjem .
  • Na e shkatërro lemshin e trimave, me Marijen, edhe karriken! Ku të shkoi mendja t’i tjerrësh bashkë me situatën?- qeshte xha Ago.
  • Duhen edhe pak adaptime,e nisa ngadalë-ngdalë, ëmbël-ëmbël, lehtë të shpjegohem.

Në rastin konkret, trimat tanë nuk janë bashkëmoshatarë, por babë e bir.Nuk po ngatërrohen për sytë e bukur të Marijes, por për miradinat që të jep karrikja e  kryetarit të partisë politike.Nuk leshojnë pe, se të dy ia kanë ndjerë lezetin bukurmir.Eshtë e vertetë, që pa asnjë lloj merite, babi ia dorezojë të birit karriken  . Nuk i  doli siç e parashikoi. Shumë i thonin se nuk bën për këtë punë.Me nervozizëm u kthehej kundra këtyrë zërave. Kur i  biri mbajti anën e Amerikës, kundra tij, babai e cilësoi më të keqin. I kërkon t’i rikthejë karriken. Djalit iu rrit çuni. Gjyshi e ka ngrënë livadin e tija,prandaj ai po mendon për të birin. Nuk bënë mirë, qe e paditen njëri-tjetrin në gjykata.

  • Me ultimatume, kërcenime, sharje,  fyerje,  njëriu , me mend në kokë, nuk shkon në mitingjet e  asnjërës palë, -e  mbylla arsyetimin.
  • E si zgjidhet kjo punë?- më pyesin të tre.
  • Të ptesin  vendimin e gjykatës, të cilës i janë drejtuar. Rrugë tjetër nuk ka,- u përgjigjem duke qeshur.
  • E pse nuk ka?- me pyet Ganija me ton.
  • Ka dalë llafi në rrugë, është rregjistruar në gjykatë konflikti,- i rri gati.

Të tre me shihnin në mënyrë habitore.Në ato momente  m’u kujtua, kur takova komshiun tim, dhe mikun e Bikes, përpara drejtorisë se Policisë, me një kalinë të lidhur me ushkur të gjatë.

  • Po ti çfarë kërkon këtu?- e pyeta i shqetësuar ,  se mos kishte ndonjë ngatërresë  me shtetin.
  • Nuk mund te rri pa folur me veten, e pa i sharë me zë të lartë maskarejt!- ma kthen përgjigjen e  çudishme.
  • Pse para poilicisë ,me qen me ushkurë te gjatë, nuk po të kuptoj?
  • Të kam ditur për burrë të zgjuar, o marrok!- ma kthen duke u zgërdhirë me shpirtë.
  • Nuk po të kuptoj!- i them me ton.
  • Unë shaj qenin, kur kalojnë maskarejtë. Kur ndonjë trim kërkon të reagojë ndaj meje, u tregoj zyrat përballë,o  i marrë!

Vazhdon

Fatmir Lohja

Tiranë , më, 12.01.2022

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat