Gëzuar

Kultura

Gëzuar

Nga: Neki Lulaj Më: 13 janar 2022 Në ora: 21:31
Neki Lulaj

Sot me fjalën gëzuar nisi dita

Në këtë bardhësi janari gërmoi data

Ti trokasim gotat në syrin me drita.

Ku takohen zemrat si gurrat ujëkristalta.

 

Me fjalën gëzuar mbushet zemra e shtëpisë

Si bredh i zbukuruar me plot drita e dhurata

Çdo fjalë lavdie le t`na bëhet fener ndriçimi

Në rrugët e jetës të shkurtëra e të gjata

Le t`na ushqejë fjala e poetit dashuria me e madhja

 

Larg, në vendlindje n`vijë uji dridhet shelgu

Duke me sjellë mesazh pozitiv për datëlindje

Atje ku ndezët zjarri i ngrohët fryjnë erërat e janarit përjashta

Nga hyjnesha tokë ku e bëra hapin

Gurgullima e gurrave i jap jetë shpatit

 

Nderime juve të dashurit e mi fytyrëndritur

Jeni mjalti i jetës plot gëzim

Ju përqafoj fort, fort afër e larg

Ju jeni frymëzimi i vargut majëlartë

Jeni fildishi ku poeti rrit shtatin

Çasti ku poeti ligjëron vargun naimjan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat