Flakadan gjithmonë i ndezur

Kultura

Flakadan gjithmonë i ndezur

Nga: Vlash Prendi Më: 14 janar 2022 Në ora: 09:54
Vlash Prendi

= VЁLLIMI POETIK “PASAPORTЁ”, DHURATЁ E POETIT TЁ MIRЁNJOHUR LLESH NDOI ME RASTIN E 60 VJETORIT TЁ LINDJES DHE 20 VJETORIT TЁ KRIJIMTARISЁ LETRARE DHE STUDIMORE =

Kur takohesh dhe bisedon me poetin e mirënjohur dhe studiuesin Llesh Ndoi, biseda rrёshqet vetvetiu tek krijimtaria letrare dhe tek planet krijuese. Ai tashmё nuk është personalitet i panjohur për lexuesin shqiptar nё fushёn e krijimtarisё dhe tё studimit, sepse si gjithnjë është prezantuar denjësisht me krijimtarinë e tij letrare dhe studimore. Llesh Ndoj u lind me 15. 01. 1962 në fshatin Domgjon të Fanit në Mirditë. Në vendlindje kreu tetëvjeçaren. Arsimin e mesëm e mbaroi në shkollën bujqësore të Golemit në Kavajë. Pasi kreu një vit stazh të detyruar në ish-kooperativën bujqësore në Domgjon, vazhdoi studimet e larta në Institutin e Lartë Bujqësor në Tiranë. Emёrohet specialist në Fan të Mirditës, por shpejt u ngrit në detyrë si kryetar në kooperativën Bujqësore në Blinisht. Gjatë kësaj periudhe studioi i pavarur në fushën e ekonomisë. Në vitet e trazicionit punoi pesë vjet në komunën e Oroshit; pastaj në Prefekturën e Lezhës deri në vitin 2003, si drejtor i Auditit Financiar. Nga viti 2003 punon në sektorin privat në ndërmarrje të ndryshme si menaxher, ekonomist e jurist. Llesh Ndoj shkruan poezi për të rritur dhe për fëmijë, monografi, kritikë letrare, studime etj. Aktualisht është drejtor i degës Lezhë i kompanisë së sigurimeve Intersig-Vienna Insurance Group. Llesh Ndoj jeton në Lezhë. Deri më tash ka botuar veprat: Vargje loti” 2004, “Pse...” 2010, “I këndoj vendlindjes” 2012, “Njeriu që u rrit më shpejt se mosha” 2013, “Pasaporta ime” 2017, “Domgjoni” 2019, “Aromë malli” 2020, “Ulërima” 2020, “Hasan Hasani – Përkola: Dushkaja emër-Mirdita mbiemër”, monografi 2020.

Tani, në prag të 60 vjetorit të lindjes, poeti Llesh Ndoi vjen para lexuesve, miqëve dhe shokëve më i begatë se kurrë në fushën e krijimtarisë letrare dhe studimore. Nën firmën e tij krijuese radhiten me dinjitet plot 11 vepra letrare dhe studimore, të cilat janë krijuar në harkun kohurë prej 18 vjetësh. E finalizon poet ii njohur krijimtarinë e tij të begatë, me veprën më të re “Pasaportë”, pёrmes sё cilёs pasqyron artistikisht në thelb, elementё të jetës dhe veprimtarisë së poetit në momentet më kryesore të jetës së tij. Në krijimtarinë e tij, listohen pesë libra të botuar me poezi, pra poet i afirmuar, i pjekur dhe me vlera, dy libra me studime monografike kushtuar trevёs ku lindi dhe u rrit, disa monografi letrare, ku dallon monografia kushtuar shkrimtarit tё shquar me origjinё nga Domgjoni i Mirditёs prof. Hasan Hasani – Pёrkola, etj. Poezitë e tij janë të bukura, të thjeshta, plot ndjenja dhe mendime. Ai nuk shkruan shpejt dhe as shumë, ai shkruan dhe trajton ato ide letrare dhe artistike që shqetësojnë popullin e tij. Në poezinë e tij gjen dashuri, optimizëm, patriotizëm, nacionalizëm.

Diku, thellё nё qenien dhe mendjen e tij, ishte fshehur njё vatёr e pasur krijuese, qe do tё shpёrthente nё njё nga ҫastet e vёshtira tё jetёs sё tij, atёherё kur as vetё poeti nuk besonte se do tё realizonte dhe pasuronte fushёn e gjёrё tё krijimtarisё sё tij, materializuar nё rreth 11 vepra letrare tё fushave dhe gjinive tё ndryshme. Gjithsesi ndjenja poetike shpёrthen nё momente gёzimi, por edhe nё momente hidhёrimi, sepse edhe poetёt, ashtu si njerёzit e zakonshёm janё tё ndjeshёm, ata dinё tё qeshin, por edhe tё qajnё, e derdhin nё art gёzimin, por e shprehin artistikisht edhe hidhёrimin. Kёshtu, poeti ynё lindi nё njё moment trishtimi, nё njё moment qe mbetet i paharruar nё mendjen dhe zemrёn e tij, por lindi pёr t’i dhёnё lexuesit dhe shoqёrisё sonё vepra tё bukura, vepra me vlera kombёtare, brenda tё cilave herёpashere shprehet ndjenja e dhimbjes jetёsore, duke trajtuar pёrmes artit poetik edhe ҫёshtje dhe problematika tё ndryshme. Dhe krijimtaria e tij nuk ka tё ndalur, sepse Llesh Ndoi ka lindur talent dhe vazhdon tё jetё i tillё.

Njё ditё pranvere nё qytetin e Lezhёs, ndёrsa bisedonim me poetin pёr rrugёn krijuese, vёshtirёsitё qe dalin nё botimin e librave, promovimin e tyre, mё tregoi se kishte gati njё vёllim me poezi, qё paraprakisht e kishte titulluar “Pasaportё”. E lexova veprёn e tij tё ardhshme, njё vepёr e thjeshtё, serioze, me vargje tingëlluese, emocionuese, por edhe disi tё zymta. E nё tё vёrtetё ky është misioni fisnik dhe idilik i poetit Llesh Ndoi, i kësaj poezie tё thjeshtё dhe me vlera të admirueshme artistike, tё kuptueshme dhe emocionale për shkak të shifrimit metaforik, simbolik dhe alegorik tё realitetit tё sotёm ku jetojmё. Nё fakt, vёllimi me i fundit i autorit Llesh Ndoi, betonon identitetin e tij prej atdhetari dhe poeti tё vёrtetё, i jep njё frymёmarrje krijimtarisё sё tij dhe sintetizon jetёn plot mundime tё poetit tё njohur. Ja njё pasazh poetik kuptimplotё: “Këmbëzbathur mbi gjemba, / I ditur, shurdh – memec, / Pak fjalë qëndisur mbi libra. / As lustraxhi, as disident. Pas s’lashë pasuri, / As heroizma s’shënova, / Dhashë e mora dashuri, / E fëmijëve ua trashëgova...” dhe mё tej, “Pasaporta” krijon njё binom me poetin, sepse ёshtё tёrёsisht produkt artistik i tij, prandaj poeti na bёn me dije se: “…Nuk është thjeshtë rrëfim, / As trill artistik…, / Lexim i përpiktë është, / I varrave që mbaj në shpirt. Është kjo pasaportë, / Dhe mua më përket, ? As s’e shes, as s’e fal, / Krenar më bën përjetë! Dhe krenaria e poetit ёshtё e ligjshme, sepse identitetin “Pasaportёs” ia japin, sё pari vlerat artistike tё poezisё sё tij dhe jeta e gjallё e plot vёshtirёsi e shoqёrisё sё sotme. Këto vlera të padiskutueshme artistike ai i reflekton këndshëm që në librin me poezi “Aromё malli”, botuar nё vitin 2020, ku vetë titulli të intrigon, tё zgjon dahurinё dhe respektin pёr vendlindjen, e më tej poezia e tij e çiltër, e pastër, kumbuese të tërheq, të bën për vete, sepse gjendja shpirtërore e poetit ndryshon sipas barometrit krijues të vizioneve artistike, qe feksin ritmikisht herёpashere tek poeti Ndoi. E nё fakt, gjendja emocionale e poetit nuk ёshtё shumё optimale, pёr shkak tё ngjarjeve qё kanё ndodhur, situatave tё vёshtira qe po kalonte populli ynё, gjёndja e vёshtirё ekonomike, papunёsia, pandemia, lёvizjet e tensionuara politike, emigracioni masiv, tё cilat bёhёn tematika mjaft tё ndjeshme nё poezinё e tij. E nis disi me dhimbje bllokun e parё tё krijimtarisё, tё cilёn ia kushton vendlindjes sё tij tё dashur, nёn titullin domethёnёs “Gjaku kurrё, nuk bёhet ujё”, si njё premtim shpirtёror, si njё betim solemn, se kurrё nuk do t’i harrojё trojet e tё parёve, se kurrё nuk do t’a mohojё Domgjonin e tij kreshnik, vendorigjinёn e tё madhit Fishtё dhe tё paharruarit Hasan Hasani – Pёrkola.Vendin e bekuar ku lindёn, u rritёn dhe prehen tё parёt e tij. Pёrmes kёsaj poezie, poeti shpalos motivin e ëndrrës së tij, dёshirёn e tij sublime sepse: “Jam unë domgjonas e jam krenar, / Mbaj mbi krye kësulën me majë, / Qëkur u linda gjer n’ditët e sodit, / Emrit tënd, kurrë s’i rashë mohit. Sa të na rrjedhë gjaku në dammar, / Gjallë unë frymën sa do ta kemë, Pasaportë në shpirt, Ty do të mbaj. / Në çdo cep t’globit, kudo të jemë. – Heu, Domgjon, gjaku e ashti jonë! / Sa larg ty sot të ka mbërrit zani, / Dritë - vegim na shfaqesh ti kudo, / Referencë je, ndër shtigje shtegtari...”. Shfleton pa u lodhur poezitë e poetit Ndoi dhe ndjensё brendёshmi ëmbëlsinë e fjalës, finesën e të shprehurit artistik, gjetjen ideale. Befasohesh kur lexon poezi të tilla si “Lavdi Gjergjit”, “Shqipёri, tё kam nder”, “Tek guri i caranit”, “Loti i njё zogu” apo vjersha plot ide e stilit nolian “Gandi i shqiptarizmёs”, ku realiteti, koha, jeta me të mirat dhe të këqijat e saj sёmbojnё vrullshёm në vargun poetik të krijuesit Llesh Ndoi.

Autori synon të ecë përpara në krijimtarinë e tij poetike duke shkruar një varg të absolutisht tё disiplinuar, njё poezi lakonike dhe të kursyer në fjalë, por edhe lartësisht të bukur dhe plot ndjeshmёri, ëndrra dhe shpresa. Fjala e tij poetike, bazuar tek realiteti i pёrditshёm, rrjedh natyrshëm dhe kumbuese, vargjet e tij të bukura nuk akuzojnë drejtpërsëdrejti padrejtësitë, por pasqyrojnë në një fare mënyre gjendjen shpirtërore të poetit, zhgënjimet e tij, jetёn plot vёshtirёsi, stres dhe shqetёsime shoqёrore. Në përfytyrimet shpirtërore, ndjesore dhe shprehëse të poetit Llesh Ndoi, pasqyrohen rrethanat e padurueshme të meritokracisë, paaftёsisё, servilizmit politik dhe padrejtësive shoqërore. E në këtë kontekst përjetësimet e brendshme të autorit, shpesh mbjellin trishtim dhe pasiguri pёr tё ardhmen. Mjafton të lexosh poezitë e kёtij vëllimi qё të kuptosh gjendjen shpirtëore të tij. Në poezitë “Ҫ’po ndodh nё…”, “Ah, sikur…”, “Tё jeshё, a tё mos jeshё”, “Ai katundari”, për të kuptuar se ai shfaq hapur dhe me një nivel të ri artistik, aftësitë e tij krijuese dhe ndjenjat ndaj realitetit shoqёrorё: “… - Jo more, jo! - Është katundar…Dëgjoja, si n’megafon zërin e tij, / Teksa i përgjigjej mikut të vet, / Ky “qytetari”, njëzet karat flori! Prita sa iku, e tek tabela shkova, / Njoftimin për të ndjerin e lexova, / E njihja atë me degë e rrem…Para 70 vitesh, zbrit nga vendi em. Kishte plot shkollë, familje e nderuar, / Një jetë n’zyra shteti, kuadër kaluar, / Kudo në jetë gjurmë t’mira kishte lёnë, / E titullin “qytetar”, prapë s’ia kishin dhënë. Kёshtu poeti rrëfehet poetikisht për shqetësimet që e mundojnë, për emocionet, dashuritë, urrejtjen, gëzimet dhe hidhërimet. Shpalos në vargje një pjesë të shpirtit të tij poetik dhe human.

Poezia e Llesh Ndoit është poezi plot njenja dhe mendime, poezi e thjeshtё, popullore, poezi e kuptueshme dhe e mbёshtetur nё realitet. Vargjet janë të plota, të arrira artistikisht, ata nuk janë as abstrakte as simbolike, as sentimentale dhe as akuzuese, ata synojnё edukimin e lexuesit me virtytet mё tё mira tё popullit tonё. Megjithё tonalitetin herё – herё tё ashpër ndaj realitetit të sotëm, nё poezinё e tij ka edhe elemente emocionalё entuziastё rinorё si vlerësime ironike që dalin natyrshëm nga ndjesia e tij morale dhe shpirtërore, megjithatё ai kёrkon tё edukojё brezat nёpёrmjet vargjeve poetike, sepse shoqёria e sotme njerzore, kёtё mision duhet tё ketё: “…Ndihmoje o Zot, njerëzimin mbarë, / Jepu të gjithëve një ditë të paqtë, / Dritë në sytë e secilit, behu Ti, / Dashuri në shpirtrat e vrazhdë! Kështu, fjalë pas fjale, n’meditim, / Lutem në heshtje çdo mëngjes, / - O Zot, jepi qetësi sot shpirtit tim! Dy fjalë në fund, për vete i them. - Ndihmomë, o Zot, që botën ta shoh, / Me sytë e dashurisë së përjetshme, / Pastromë nga çdo mendim i keq, / Larg më mbaj nga çdo urrejtje! Këtë argument ndjesor dhe artistic, do ta vija re nё momentin që kontaktova me poezinë tёrheqёse tё poetit Ndoi, sepse nё kёtё rast, vargu duket si një dekor funksional i gjendjes së tij shpirtëore, qe nё njё farё menyre, pёrfashёson gjendjen e gjithё shoqёrisё sё sotme. Ndoshta edhe një vend ku dashuria mund të jetë e prekshme, me një mirësi njerzore të butë, që vargu të përfitojë ngjyrën e ndjeshmërisë sё përzier me flladin e një malli të drejtpërdrejtë. Kёshtu bota poetike e Ndoit është e përmbushur me dhimbje, mall, krenari dhe dashuri pёr fshatin e tij tё dashur, ku kanё mbetur kujtime, mbresat, gёzimet dhe hidhёrimt, pёr tё cilin krenaria ёshtё e ligjshme:”… Sa të na rrjedhë gjaku në damar, / Gjallë unë frymën sa do ta kemë, / Pasaportë në shpirt, Ty do të mbaj, / Në çdo cep t’globit, kudo të jemë. - Heu Domgjon, gjaku e ashti jonë! / Sa larg ty sot të ka mbërrit zani, / Dritë - vegim na shfaqesh ti kudo, / Referencë je, ndër shtigje shtegtari. Je truall trimërie, frymëzim e rini, / Je i atë Gjergjit e Hasanit tonë poet, / Shekujt në Ty dëshmuan veç kreni, / Të qofshim Ty falë e borxhli përjetë.

Poezia e Ndoit pasqyron botën e pasur shpirtërore qe lëviz pareshtur brenda shpirtit tё tij fisnik, duke përçuar nё ҫdo moment, mendime dhe ndjenja të fuqishme e delikate, ku spikat një frymëzim poetik i motivuar dhe kreativ. Megjithse ankthi është njё nga ndjenjat sunduese që përshkon poezitë e këtij vëllimi, që nuk e ul kurrsesi gjendjen e tij morale deri në pesimizëm, por nuk ul vlerat artistike tё veprёs, sepse në shumë poezi poeti luan me figurën dhe triumfon mbi kёtё ndjenjë sunduese, duke gatuar poetikisht shpresёn pёr tё ardhmen. Ky fenomen shfaqet që në fillim të vëllimit përmes poezive qё i kushtohen pёrshkrimit artistic tё identitetit, metaforizuar nё emёrtimin “Pasaportё”, ku ndër të tjera thuhet: “…Toka disa pëllëmbë, qielli një sofër dritë, / Pyje plot lisnajë, gurrat me ujë t’kulluar, / Burim jete e pashtershme për hebegjitë, / Prapë ata gjallë i mbajnë trojet e bekuar. Tash janë rralluar, oxhaqet tym s’qesin, / Mullinjtë ndën fletë, s’e formojnë ylberin, / S’ushtojnë kumbonat, t’lehurat e qenëve, / S’gjallojnë bjeshkët, tufa dhishë e t’dhenëve. As fyejt e bariut, sot nuk jehojnë Purrithit, / Me tufët e dhive kur i ngjiteshin bjeshkës, / As arat nuk nxinë dhe në to s’mbillet drithi, / Por Hebja për hebegjijtë mbet kujtim i jetës…, ku përmes vargjeve del në pah dridhja e shpirtit tejet të ndjeshëm tё poetit me trojet e tё parёve, zhgёnjimin e boshatisjes sё vendlindjes pёr shkaqe tё ndryshme, por edhe shpresёn se ky vend do tё gjallёrohet si dikurё…megjithatё poeti ynё ёshtё i aftë për të pasqyruar pёrmes vargut poetik, tensionet reale të botës që na rrethon. Vargjet e tij shpesh rrjedhin natyrshёm nga brenga dhe gatuhen nё brazdat e thella tё shpirtit tё tij, sa të vuajtur aq edhe serioz e human, sepse poezia e këtij poeti është në radhë të parë rebelim ndaj realitetit tё trishtё shoqёrorё dhe kundër politikave deformuese që ekzistojnë në shoqërinë e sotme njerëzore. Rebelohet poeti ndaj paaftësisë për të ecur përpara, ndaj lёvizjeve politike, ndaj pёrkrahjes sё antivlerave, ndaj motivimit tё tё paaftёve, ndaj vlerёsimit tё figurave sipas interest vetiak, ndaj pёrhapjes masive tё korrupsionit, ku sentenca tradicionale “Vuajtja fisnikëron njeriun” edhe në rastin e një poeti tё spikatur si Llesh Ndoi, padyshim ndikon edhe në poezinë dhe krijimtarinё e tij. E kjo vuajtje lidhet ngushtёsisht me rrethana të hidhura të realitetit. Nё momente tё caktuara, poeti kthehet nё njё njeri tё thjeshte dhe jeton tё kaluarёn dhe tё tashmen bashkё me fshatarёt, me tё cilёt ka kaluar ҫaste tё kёndёshme dhe tё hidhura, ulet kёmbёkryq nё anё tё oxhakut dhe shtrohet nё sofrёn e bujarisё mirditore, ku vlonte biseda, shpalosej menҫuria, vlerёsoheshin traditat, pajtoheshin gjaqe dhe lidhej besa pёr tё mbrojtur vatanin: “…Vjen nga shekujt, kështu legjenda, / Për t’parët e vendit që bën dritë, / Që ndër shekuj i këndohet kënga, / Ku gjenë burrni, besë e traditë. E nis rrugën, me tre vllazën, / Bashkë Orosh, Spaç dhe Kuzhnen, / Lidhur n’besë me Dibrrin e Fanin, / Mblidhen n’sofër e bëjnë kuven. Me e rujt nderin e mbrojt vatanin, / Me e mbajt t’pastër fenë e Zotit, / Përqark vllaznisë ia lëshuen zanin, / Për kёto troje t’gjithë t’luftonin...”. Kёshtu, dëshira për të ndryshuar ambientin nё ditёt e sotme, për të ruajtur zakonet dhe traditat më të mira të kultivuara nga populli ynë në shekuj, kthehet nga poeti i mirёnjohur në një preokupim shpirtëror dhe shoqёrorё.

Nё vargjet e poetit Llesh Ndoi, lёvizin shumё personazhe tё njohura dhe tё dashura, qe e frymёzojnё poetin pёr tё dhёnё vargje tё bukura plot ndjenja dhe emocione. Atё Gjergj Fishta, shkrimtari Hasan Hasani – Pёrkola, poeti Ndoc Gjetja, bajtaktari Preng Tuc Doda, axha Gjetё, misionari i pajtimit prof. Anton Ҫeta, Mark Dushi, Prend Jak Ndreka, Zef Gjoka etj, duket sikur e frymёzojnё poetin me mirёsinё dhe veprёn e tyre. Këto personazhë historikë dhe realë u dalin për zot problemeve të kohës dhe vështirësive të jetës, zgjidhja e të cilave ka rëndësi jo vetëm individuale, por edhe shoqërore. Personazhet e këtij vëllimi me poezi janë të thjeshtë, përfaqësues të denjë të masës, portrete të koncentruara poetikisht, artistikisht dhe moralisht. Në aspektin filozofik, autori kërkon të ngrejë lart rolin që duhet të luajë në ndërgjegjen e masës individi, personazhi që në këto krijime të huajtura nga jeta, janё triumfues në çdo situate apo konflikt shoqёrorё. Kjo duket qartë në nga disa poezi që sapo nis t’i lexosh, ke dëshirë t’i pёrfundosh dhe tё gjykosh mbi ta, pёr tё sotmen dhe tё ardhmen, sepse të mbushin emocionalisht, të ndezin shpirtin me besim, të rrëmbejnë qetësinë dhe mendimet. Kjo të ndodh, kur lexon poezi të tilla si “Monolog me Migjenin”, “Fishta”, “Hasan Hasani – Pёrkola”, “Poetit Ndoc Gjetja”, “Nё Munellё me Jerinёn”, “Urim pёr njё mik”, apo poezitё me tematikё historike dhe aktuale, të cilët janë organizuar me metrikё të thjeshtë dhe të realizuara bukur.

Të tërheq vëmendjen në këto poezi respekti që ka poeti për popullin e thjeshtë punëtor, për fshatarin e varfër, për vlerat e tij të spikatura në shoqerinë njerzore, për shpirtin e tij të gjërë e të pafund, për ndërgjegjen e lartë fisnike, veti këto që i manifestojnë shumë personazhë tё pёrshkruara pёrmes fjalёs poetike, tё cilat autori i vë disa here artistikisht në dukje. Vlerat artistike kësaj vepre ia ngre edhe mënyra e të shkruarit, thjeshtësia e mendimit dhe struktura poetike e organizuar bukur. Në çdo poezi ka një ngjarje, ka një konfikt të brendshëm moral, ka një ndërtim kompozicional artistik, që të lë mbresa të thella.

Nё kёtё kontekst, gama e shqetësimeve poetike të Llesh Ndoit, vjen e plotësohet bukur në motivin e dashurisë pёr njerёzit e afёrt, pёr familjen, por këto poezi janë të pakta. Në to ka çiltërsi, ndjenjë humane dhe komunikim emocional, si në poezinë “Njё urim pёr Ju”, në të cilën flitet për dashurinё njerzorё dhe prindёrore, pёr ndjenjat dhe emocionet që e pushtojnë prindin, njeriun e dhembshur pёr njerzit e tij mё tё dashur, me tё cilёt ka mposhtur vёshtirёsitё e jetёs, ka rёnё dhe ёshtё ngritur, ka ndarё gёzimet dhe hidhёrimet, ka qeshur dhe ka qarё, prandaj poeti e ngre nё art kёtё celulё bazё tё shoqёrisё njerzore: “Një urim prej zemre, / Më rrjedh si ujë prej kroni, / Eriol dhe Marsida, / Përjetë u trashëgofshi!...Nuk jam vetëm unë, / Qe ndjehem i përtëri, / Por dhe mami Pashkja, / Dritë u ka në sy! / Erjola fort është gëzue, / Është bërë ajo me motër, / Me Marsidën tonë yllё, / Kanë “pushtue” botën! Në këtë motiv shfaqet ndjenja e dashurisё në formën e urimit, por edhe tё trishtimit të lehtë pёr tё ardhmen, e mbi tё gjitha, tё haresë që sjell dashuria për gjithçka.

Ndërsa tek poezia “Mos mё vajtoni”, rrezaton një ndjenjë dëshpëruese. Ajo është produkt i ngarkesës emocionale të ngjizur nga ndjenja e vetmisë sё autorit, madje me shijen e një vetmia të ankthshme që vret brenda ndjesisë njerëzore të tij. Në të shquhet peisazhi intonim i një dimri të zymtë dhe të ftohtë akull, që mban pezull zemrën dhe ndjenjat e njeriut: “Kur tё mos jemë, / Mua më mjafton, / Pranë të kem t’dashurit e mi, / Për ta një jetë nuk më mjafton, / T’u dhuroj veç dashuri. Kur tё mos jemë, / Ju që kurrë nuk më kuptuat… / Mos më thoni ishte poet, / Asnjë fjalë ndoshta s’lexuat, / Nga shpirti im n’vargje tret. Kur tё mos jemë, / Prapë unë po u them, / Mos m’vajtoni zakon harrue, / Se dhe i tretun n’dheun tem, / Padrejtësitë s’kam me i durue...”, dhe më tej ndjenjat e poetit Llesh Ndoi ndizen. Poeti dëshiron të jetë një meteor i zjarrtё që ndrit në errёsirёn e pafund shoqёrore, dëshiron të jetë i lire, por liria është larg…Megjithatë në horizontin e mjegullt të realitetit shoqёrorё shfaqen edhe nota të lehta ironie dhe sarkazme, si fjala vjen tek poezitё “Kёsaj i thonё, hy ka ke dalё”, “Elca” dhe “Marka Brunga i Mirditёs”, ku zotёron një puhi e lehtë qësëndisëse, duke sfiduar në një farë mënyre ankthin e pasigurië pёr tё ardhmen.

Disa krijime poetike shfaqen si shprehje e fuqishme e ndjenjave të autorit, si shprehje e tipareve dhe veçorive më thelbësore të personalitetit tё tij. Këtë dukuri poeti Ndoi e shpreh, duke u mbështetur në vargun popullor, përmes të cilit realizon motivin më të dashur pёrmes befasisë sё vargut poetik, dashurinë për vendlindjen: “Në mes t’Munellës edhe Zepës, / N’shpate të malit, plot bukuri, / Kulla t’bardha prapë tym qesin, / Na thonë në Fanё koha ka ngri! Bisakë, Shëngjin e Xhuxha e lashtë, / Me Domgjon, Konaj dorë përdore, / Ruajn traditën që iu lanë t’parët, / Lart e mbajnë frymën arbnore. Nëpër dasma e ndër Kuvende, / Në ditë t’mira e ditë të liga, / Dinë të presin e të bëjnë ndere, / E pa përlyeme na vjen tradita...”. Pёrmes kёtyre vargjeve tё ngrohta lexuesi kupton se poezia ka buruar vetiu, thellësisht e bukur, ku bien në sy ndjenjat e sinqerta dhe mendimet e qarta qe burojnё nga shpirti. Lexojmë poezinё “Marka Brunga i Mirditёs”, ku autori përmes notave të humorit ngre një problem, pasqyron një moral. Motivi është i njohur, por merita e autorit është se thёnit e menҫura të kёtij filozofi popullor i nxjerr nga arkivi origjinal dhe i ngre në art. Kështu ka ndodhur edhe me poezinё “Kёsaj i thonё, hy ka ke dalё”, ku shtrohen shume ҫёshtje, për të cilët autori ka dëgjuar, i ka ndjerё dhe provuar, i ka regjistruar në kujtesë dhe i ka veshur dhe shprehur artistikisht.

Pikërisht kjo ide brilante do ta përshkonte vëllimin e ri poetik “Pasaportё” të poetit Lesh Ndoit, sepse poezia ёshtё mjet identifikimi pёr poetin. Poeti jeton pёr poezinё dhe “vdes” pёr tё, prandaj quhet poet, prandaj ёshtё njerzorё dhe human. Poetёt janё tepёr tё ndjeshёm, gjykojnё mbi relitetin, ata vuajn pёr drejtësi, për realizëm, për vlerësim objektiv, për vlerёsim njerëzor, apo edhe për dashuri, për të gjitha ka etje poeti Llesh. Pikërisht sepse është poet, ёshtё krijues, ёshtё person me vlera, sepse në radhë të parë është njeri. Në këtë vëllim të ri të poetit Ndoi vërehet pёrdorimi kryesisht i epiteteve dhe metaforave, por edhe një pёrdorim i dendur i mjeteve shprehёse artistike dhe poetike, ka saktësi në shprehjen e ndjenjave dhe mendimeve personale dhe një lidhje artistike e dukshme mes momenteve poetike të realitetit me jetën e perditëshme plot brenga dhe shqetësime. Kjo ndodh sepse autori thotë: “… Lindim duke vajtuar, / Rritemi me mundim, / E loti s’ka t’mbaruar, / As në ikjen pa kthim. Vijmë edhe ikim, / Kështu na qënka jeta! / Por gjurmë nё jetё lёmë, / Shënojmë ca të vërteta. Në se gjurmë të mira, / Shënojmë n’rrugët e jetës, / Na kujtohet datëlindja, / Dhe jo dita e vdekjes. Siҫ shihet, perceptimi i arrirë artistik, këtu pasqyrohet falë konceptimit real dhe mishërimit të temave të trajtuara, elementëvë stilistikorë qe akordohen plotësisht me idetë artistike të veprës. Një përpjekje e tillë e autorit, mbështetur në mjeshtëri artistike dhe punë të kujdesshme krijuese u ka dhёnë poezive të kёtij vёllimi një strukturё arkitekturore me individualitet artistik të spikatur, qe vihet re edhe në disa nga krijimet e tij të mëparshme. Poezia e poetit Llesh Ndoi, dëshmon bindshëm se nё kёtё vёllim tё ri poetik, ai vjen me fizionominë dhe vokacionin e tij poetik, me temperamentin e tij krijues plot vrull dhe siguri, me një trazim të brendshëm shpirtёrorё idilik dhe zotërim mjeshtëror të fjalёs poetike. Ndoshta e mëkuar nga vargu plot kolorit i poetëve tanё tё njohur si: D. Agolli, N. Gjetja, S. Buҫpapaj, B. Londo, Xh. Spahiu, V. Zhiti, Gj. Beci e deri edhe…R. Berns, poeti do të vinte duke ecur me vetëdije në udhën e bukur dhe të vёshtirё tё poezisё. I gjithë libri përbën një ngjitje nëpër rrugë të reja tё poetit Ndoi, rrugë të vështira të krijimit, ku autori ka ecur gjithnjё me besim në vetvete dhe ia ka arritur mё sё miri qëllimit. Kemi tani në duar një libër të bukur, tё veçantë në llojin e vet, me tematikë të pasur, arritje realë nё mënyrën më të re të tё shprehurit artistik. Është një 60 vjetor ndryshe për poetin dhe studiuesin Llesh Ndoi, sepse ai vjen më i pjekur artistikisht, më i larmishëm në krijimtari dhe me një bibliotekë më të pasur, e cila pёrbёn njё record nё vete nё krijimtarinё e poetit, sepse vetёm nё vitin 2021, botoi 3 vepra, dy me poezi dhe njё me studime. Vepra poetike e krijuesit tё mirёnjohur Llesh Ndoi “Pasaportё”, përbën një vlerë të vaçantë artistike, ёshtё një zë poetik ndryshe në poezinë tonë të re, që rritet nga viti nё vit, duke marrë vlera tё reja në kolanën e poezisë sё sotme shqipe. Vepra të tjera e presin, Ai është endë i ri…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat