“Erdhe, a të keqen!...”

Kultura

“Erdhe, a të keqen!...”

Nga: Albert Habazaj Më: 14 janar 2022 Në ora: 12:33
Autori i poezisë me nënën

Sa herë shkoj lart, gdhihem e kthehem

Marr natyrshëm pak Tërbaç me vete,

Dhe pse jam me thinja, përkëdhelem,

Se nëna më pret: “Erdhe, a të keqen!…”

Është ajo e ngrohta që më hap derën….
Që kur shkoj, bëhet sa shtatë male,
Në lotin e saj lexoj dimrin dhe verën,
Kur iki, tkurret si thërrime bukëvale…


E lashë nënën me një shoqe moshatare,
Vjet qenë tri plaka, dy këtë vit;
Në shtëpi - zjarri ndezur me tym të bardhë,
Dhe loti - liqen mallëngjimi me dritë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat