Nikoll Kola një intelektual dhe mendimtar me rezonancë gjithëkombëtare

Kultura

Nikoll Kola një intelektual dhe mendimtar me rezonancë gjithëkombëtare

Gëzim Loka Nga Gëzim Loka Më 14 janar 2022 Në ora: 23:58
Nikoll Kola

Me emrin e avokatit Nikoll Kola lidhen kontribute të vyera në fushen e së drejtës dhe shkrimtarisë ku me botime dinjitoze ka vendin e tij në fushën e letrave. I lindur më 2.05.1942 në Lajthizë të Dibrës Nikolla do të ndiqte në çdo hap të jetës vorbullën e ëndrrës. Avokati i ardhshëm do ti kryejë klasat e shkollës folklore në fshatin e lindjes për të vijuar më tej kualifikimet njëvjeçare për mësuesi në Tiranë.

Më tej do të kryejë studimet në Shkollën e Lartë të Partisë V. I. Lenin. Por më parë kësaj kishte kryer arsimin e mesëm ekonomik në Peshkopi dhe më tej Fakultetin e Drejtësisë Juridikun në Tiranë. Ka kryer specializime e kualifikime në fushën e të drejtës duke i vënë në shërbim të punës si avokat e noter, detyra që i ka ushtruar me vendim të Ministrisë së Drejtësisë. Në fushën e shkrimeve dhe botimeve ka kontribuar me shkrime të një profili të lartë historik e shkencor duke shkruar me komptencë e profesionalisëm.

Av. Nikoll Kola ka qenë sekretari i Frontit Demokratik rrethi Dibër si dhe ka punuar si prokuror në Mat jurist, në Komitetin Ekzekutiv Dibër dhe avokat e jurist në Tiranë. Në çdo detyrë ka shfaqur dhunti dhe pasion të përkushtuar. Në ballë të vështirësive të kohës duke vepruar me iniciativë në frymën e detyrave të kohës. Ka shkruar librat:
1. Zani shpirtit të lirë,

2.Thesare të Mençurisë shkodrane

3. Lajthiza në shtigjet e historisë

4.Imzot-Nikoll Kacorri-Burrë i shtetit, nder i Kombit,

5. Enciklopedi Pellazgo-Iliro-Shqipëtare

6. Kuvendi i Gurit të Besës…etj

Av. NIKOLL Kola ka një shkrimtari të dendur e të ngjeshur me fakte e analiza induksione e deduksione ku drejtim iu jep ideve e kauzave kombëtare. Ne librin “Shqiperia dhe Mirëdita”, Av. KOLA drejtim iu jep substraktit të panjohur historik për një nga trevat më me peshë në historinë shqiptare. Një dedikim mbresëlënës shpalos në librin e tij “Lajthiza në shtigjet e historisë “ ku i ngre një monument fjale fshatit të tij të lindjes. Një libër kushtuar Dom Nikoll Kaçorrit mund të radhitet si një nga më të mirët e Avokat Kolës ku me detaje të holla vizaton portretin e Meshtarit të Pavarësisë. Në librat e tjera me sens historik dhe enciklopedik si “Kuvendi Guri I Besës”, “Studime historike Enciklopedi”… etj, autori vazhdon përvijimin e tij në fushën memoristike duke na dhënë fakte dhe histori të panjohura. Është dekoruar me 28.12.1974 për shërbim të shquar të klasit tretë(3) dhe me 08.04.1989 për sherbim të shquar të klasit te dytë (2). Ka fituar titullin Akademik dhe është anëtar i Akademisë Shqipëtare Amerikane të Shkencave. Përmasat e këtij intellektuali e mendimtari me shije të holla të bëjnë të mendosh e reflektosh për kohën e artë të shqiptarisë që ky autor e sjell ne librat dhe kontributet e tij intelektuale.

Av. Nikoll Kola ështe një personalitet në fushën e të drejtës me kontribute profesionalë e shoqërore. Një mendimtar dhe historian me vizion që ka lënë gjurmët e tij të dukshme në fushën e letrave shqipe.

Av. NIKOLL Kola është një person erudit me një botë të pasur shpirtërore dhe përkushtim në ndihmë të njerëzve në nevojë. Avokati ka fokusuar në librat e tij, botën shqiptare me historinë dhe gjurmët në kohë të mbijetesës historike . Librat e tij janë shkruar me palcë dhe lëkure shqiptarie. Është një udhëtim mbresëlënës në treva të ndjeshme ndaj ngjarjve në kohë dhe epoka të ndryshme. Shkrimtari dhe historiani e bazon rrëfimin e tij tek e vërteta tek faktet dhe dokumentat historike. Mënyra se si iu qaset autori ngjarjeve dhe figurave historike është mbresëlënëse me një aparat të gjerë meditativ dhe filozofik. Vështron thellë në memorien e kohës dhe reflekton rreth të ndodhurës. Ështe një komunikim shpirtëror krejt i mjaftueshëm Brënda sinoreve të vetvetes dhe raporteve me kohën dhe historinë. Av. Kola krijon një memoristikë polivalente që komunikon me brezat dhe përditshmërinë. Ai depërton mbi pluhurin dhe keqkuptimet duke bëreë një punë të çmuar në shkrimin dhe rishikimin e diskursit historik. Derivatet e shkrimeve të tij depërtojnë në mendjen dhe shpirtin e lexuesve që kanë nevojë për të vërtetat e percjella nga autori. Avokati na ndriçon mendjen dhe zemrën me të vërtetat që përcjell. Këto të vërteta shkojnë drejt lexuesit dhe bëjnë pjesë në përvijimin e kredos së tij historike. Av . Kola me veprën e tij të kompletuar dhe të shkruar bukur na bën të ndihemi pjesë e udhëtimit të tij historik

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat