Viktimave të Reçakut...

Kultura

Viktimave të Reçakut...

Hamza Halabaku Nga Hamza Halabaku Më 15 janar 2022 Në ora: 09:51
Dy gra vizitojnë vizitojnë memorialin në fshatin Reçak, ku gjendet një memorial për viktimat e masakrës që ndodhi në këtë fshat

 Askush klithmën s ´ua dëgjoi

Kur thikën në fyt e kishit !

Vetëm frika mos të qasej te përroi,

Pa tjetër të vetëdijshëm ishit . . .

 

Për dyluftimin me vdekjen

Asnjëherë nuk keni heshtur . . .

As nuk e llogaritët përndjekjen

Për liri u rebeluat pa reshtur.

 

E buqitët fort me tingëllimë

Sa bota dëgjoi, u tundën dhe malet!

Terrori në shpirtra fort hingëllinë

Veshur me rripa e hekur si gjeneralët!

 

Tani zëri juaj porsi veli i shpresës

Qëndron ulur mbi ballin e vilanisë . . .

Ngazllohuni nga dritat e Kthesës,               

Ndonëse Reçaku ia skuq faqen Dardanisë!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat