Vështirë

Kultura

Vështirë

Nga: Dibran Demaku Më: 18 janar 2022 Në ora: 19:09

Vështirë

vështirë është kur të bëjnë fajtor
e fajtor nuk je
vështirë është kur plagët i prek me dorë
e i plagosur nuk je

vështirë është kur korbat t‘i hanë sytë
dhe vazhdojnë këngët në kor
vështirë është kur pëson vdekjen e dytë
nga ndonjë plumb qorr

vështirë është kur të quajnë armik
ata që armiq janë vetë
vështirë është kur ata hanë fik
e ti pëson vdekjen e tretë

vështirë është...


Enderr e grisur

pas fjales se gjalle nisi fjale ne leter
ne stilin e rralle mori drejtim tjeter
endrres se grisur ikur i ka gjumi
shpresen e grishur permbytur e ka lumi...


Dhe hyre në poezinë time

...dhe hyre në poezinë time
gëzove simbolin metaforën
dhe netët me mijëra ëndërrime
papritmas me vete të morën...


Do të të trokas tek dera

sa herë të lind dielli
sa herë të çelë pranvera
si një kometë prej qielli
do të të trokas tek dera

...dhe ti hape derën
mos e ndal pranverën
as rrjedhën e lumit
as ëndrrën e gjumit...


Nuk ishte vetëm premtim

nuk ishte vetëm premtim
apo poezi e shkruar për gazetë
ishte dhe ndodhi një takim
që ndryshoi gjthçka në jetë...


Nuk ishte vetëm premtim

nuk ishte vetëm premtim
apo poezi e shkruar për gazetë
ishte dhe ndodhi një takim
që ndryshoi gjthçka në jetë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat