Flakadani i lirisë

Kultura

Flakadani i lirisë

Nga: Nexhmije Bojaj Më: 21 janar 2022 Në ora: 22:01
Nexhmije Bojaj

Do të kthehem nënë
Do të kthehem me pranverën
Oj nenë

Me këngën e bilbitit
Do të kuvendojmë
Nën hijen e blinit
Unë e ti oj nëna Ajshe

Do të kthehem oj nënë
Më prit të pragu i derës
Do  të vij me shpejtësinë  e erës

Do kuvendojmë ne të dy oj nena Ajshe

Me prit pranë oxhakut
Me lahutën e plakut
Do vij me këngën e Lirisë
Dhe vargjet e historisë

Do të kuvendojmë unë e ti i nëna Ajshe

Nëse unë nuk mund të vij
Do i le amanet fëmijëve të mi
Në vendelindjen time
Të shtrojnë çdo gëzim

Të  lutem jeto me shpresë  oj nënë
Se dikush një ditë do të trokas
Në vatren time ku së pari zëri im jehoj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat