Mbajeni mend...

Kultura

Mbajeni mend...

Nga: Xhelal Hoxha Më: 23 janar 2022 Në ora: 08:48
Xhelal Hoxha

Gjithmonë sa të jam gjallë, në këtë jetë, ty Atdhe, kam me t’kujtua...

Edhe nëse s’kam laps letër , kompjuter me t’shkrua;

Do ta gjeja formën tjetër, ku me një makinë të shkatërruar

Qoftë edhe e vjetër e pa tastierë, do të lë gjurmë si një burrë...

Mbajeni mend, që kur të vdes një ditë, në varrin tim pran varrezave

Aty, kjo do të mbetët si dëshmi e shkruar mbi gur...

Pa dëshmitarë, por si një i ndjerë, me një skamje e mjerim

Me një të kaluar në vuajtje me një furtunë që kisha vazhdimisht;

Këtë nuk do t'jau dua, juve të tjerëve assesi;

Por, do të dua për ju, një të ardhme të ndritur e pa dhunë!...

Aty diku afër teje, me eshtrat e mi, që si ADN do të më mbesin

Të lë një porosi me një mall e nostalgji

dhe me një gjurmët vetme do të shkruaj:

Edhe nëse tretem një ditë, pra mbajeni mend;

Do të gdhendi e skalis deri në përjetësi fjalët dashuri!...

Me një dashuri të sinqertë idilike, shpirtërore e njerëzore

Ku dua t’ju bëja me dije, se në tokën time e të parëve të mi

Unë assesi nuk isha dhe nuk mbeta, si një statujë dhe një i huaj;

Shpirti, zemra e mendja njerëzore, si njeri i mirë e me jetë të pështirë;

Përmes vargje të arta e të ndritura, për ty gjithmonë do të shkruaj!...

Prandaj mbajeni mend, ju o njerëzit e mirë, e të lirë

Sepse, një ditë do të vije koha për të gjithë, do të bëhet mbarë e mirë;

Ku në tokën e Atdheun tuaj-timin, dua t’ju them ballhapur: Lamtumirë!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat