“Buda” në Parlament

Kultura

“Buda” në Parlament

Nga: Adem Bytyçi Më: 24 janar 2022 Në ora: 17:11
Adem Bytyçi

I dijshëm i pa dijshëm

“Buda” e merr fjalën

Kritikon e shanë

Nuk lë gjë pa thanë

"Buda" kritikon tjerët

Si nuk ndihmojnë qytetarët

Harron pasuritë e tija

Që ia rrëmbeu Kosovës

Bëri aq shumë tokë

Sa s'mund të imagjinohej

"Buda" në parlament diskuton më zë

I kritikon tjerët pa thënë as gjë

Harron t'ju thoshte qytetarëve

Kur vetë ishte Kryeministër

Po sa u ulë në karrige

Tha nuk kam kollare

Për t'i blerë ato

Me mungojnë shumë pare

Ia rriti rrogën vetit

Pa i pyetur qytetarët.

"Buda" kritikon

Qeverinë aktuale

Duke shpresuar kot

Se vetë në pushtet

Mund të vijë aq shpejtë.

"Buda" harron se,

Qytetarët janë betuar

Politikanëve të korruptuar

Në Kosovë

Kurrë më pushtetin

S'kanë për t'ua besuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat