Do të shihemi përsëri!

Kultura

Do të shihemi përsëri!

Nga: Ismail Gashi Sllovia Më: 24 janar 2022 Në ora: 19:10
Ismail Gashi Sllovia

Sot

Si gjithherë

Më mori malli për ty

Sot shpërtheva n’vaj

Dënesa gjatë.

U mundova

Të tretem i tëri.

Kaq kohë

Nuk të pash

Asnjëherë

Nuk u takuam.

Kujdes nga pritat!

E fjalët e liga

Që pengojnë

Takimin tonë.

Ne jemi

Siç jemi

E siç ishim

Unë gjysh

E Ti mbesë.

E kush është

Më i afërt

E më i ëmbël

Se “mjalti i mjaltit”?!

Do të shihemi prap

Me lot përseri

Tash me lot gëzimi

Do t’i lajmë

Fytyrat tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat