Faturat e rrymës

Kultura

Faturat e rrymës

Nga: Musa Ahmetaj Më: 29 janar 2022 Në ora: 11:33
Musa Ahmetaj

Në ditët në vijim
Do të ketë ndarje
Familja do bëj orar
Për dush dhe larje

Mëngjeset do të jetë
Vetëm për dhëmbë
Kurse mbrëmjet vetëm
Për duar dhe këmbë

Faturës të dritave
Do ia ndalim rritën
Do të lahemi natën
Kurrësesi më ditën

Bojlerit do ti japim
Pushim edhe me letër
Deri në rritjen e rrogës
Me ndonjë vendim tjetër

Priten ditë të mira
Për neve dhe bidona
Vera të jetë me vapë
Këto janë shpresat tona

Trupit i vijnë lajmet
Duhet të sprovohet
Vetëm një herë në javë
I tëri duhet të pastrohet

Për pastërtinë ka thënë
Është gjysma e shëndetit
Dimrit pa rrymë-verës pa ujë
T'ia bëjmë qaren vetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat